Thursday 20 June 2024
Thursday 20 June 2024

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç këtë të premte ka qenë pjesë në mbledhjen për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku është shprehur se  dialogu Kosovë-Serbi duhet të fillojë menjëherë pas përfundimit të pandemisë.

Daçiç ndër të tjera ka theksuar se nga nisja e dialogut i ndan vetëm një hap që sipas tij duhet të ndërmarrë Kosova, anulimin e të gjitha tarifave dhe masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Si gjithmonë, duke ju drejtuar Republikës së Kosovës me “Kosovo e Metohi”, Daçiç ka thënë se kushtet për vazhdimin e dialogut mes dy vendeve duhet të krijohen menjëherë pas pandemisë.

“Vetëm një hap i Prishtinës na ndan nga kjo, është anulimi i tarifave dhe masave të reciprocitetit, që e kundërshtojnë çdo gjë që kemi arritur me marrëveshjet e Brukselit prej 2013 e tutje. U përkujtoj edhe njëherë se Rezoluta1244 mbetet i vetmi dokument i vlefshëm i OKB-së që duhet të respektohet, dhe Asociacioni i Komunave më shumicë serbe në Kosovë duhet të krijohet bazuar në këtë rezolutë”, është shprehur ai.

Ndër të tjera diplomati serb është shprehur se fituesit e zgjedhjeve të fundit në Kosovë do të tregonin gatishmërinë për dialog, por që sipas tij, kjo nuk ka ndodhur.

“Për të hedh një faqe tjetër ndaj këtij dialogu ,dhe përfundimisht të tregonin gatishmërinë për dialog, për zgjidhjen e çështjes të tarifave që përbejnë me bllokadë afatgjate. Jemi përballur me mungesë totale të vullnetit për t’u angazhuar në dialog me vendimet e qeverisë Kurti”, ka thënë ai.

Ndërkohë Daçiç ndër të tjera ka përmendur dërgesën që e ka bërë Serbia me 1000 teste për Covid-19, dhe atë të infermierëve të mjekëve.

“Ne kujdesemi për ta, sot më shumë se kurrë, të vetëdijshëm që jetojnë në kushte të vështira edhe para kësaj përhapje. Kemi marrë vendime për të ndihmuar serbët në Kosovë dhe Metohi për luftimin e pandemisë. Kemi ofruar pajisje kompetente, kemi dërguar edhe mjekë e infermierë, kemi shprehur gatishmërinë tonë të bashkëpunojmë me shqiptarët dhe përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme në Prishtinë në luftën me pandemie”, është shprehur Daçiç.

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara