Albanian Profile
Wednesday 21 February 2024
Wednesday 21 February 2024

Dalin për herë të parë pamje nga reparti Infektiv në QSUT ku janë të shtruar disa dhjetëra persona të infektuar nga koronavirusi, një pjesë prej të cilëve nën terapi intensive.

Video që shikoni më poshtë, tregon pamje brenda repartit të terapisë intensive dhe mjediset e tjera të pacientëve në gjendje më pak të rënduar dhe shërbimin që ata marrin nga stafi mjekësor.

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një mesazh në Ditën Botërore të Shëndetit publikoi një videomesazh në Facebook ku shprehte mirënjohjen e thellë për mjekët, infermierët, ata që, mbi përparësen e bardhë veshin çdo ditë armaturën mbrojtëse ne betejën e rradhës në emër të jetës!

 

“Sot, në Ditën Botërore të Shëndetit, shpreh mirënjohjen e thellë për mjekët, infermierët, ata që, mbi përparësen e bardhë veshin çdo ditë armaturën mbrojtëse ne betejën e rradhës në emër të jetës!

Këto pamje që shihni janë nga vija e parë e zjarrit të luftës me COVID-19, në spitalin infektiv. Janë mjekë dhe infermierë që prej ditësh kanë lënë familjet dhe njerëzit e tyre të dashur pa i parë e pa i takuar dhe kujdesen me dhembshuri dhe profesionalizëm për të prekurit nga COVID19.

Një falenderim nga zemra të gjithë mantelbardhëve që na nderojnë çdo ditë të vitit dhe po tregojnë edhe njëherë që asgjë nuk mund t’i mposhtë edhe në këto kohë të vështira”, thotë Manastirliu.

7 prill 2020

 

Sot, në Ditën Botërore të Shëndetit, shpreh mirënjohjen e thellë për mjekët, infermierët, ata që, mbi përparësen e bardhë veshin çdo ditë armaturën mbrojtëse ne betejën e rradhës në emër të jetës!Këto pamje që shihni janë nga vija e parë e zjarrit të luftës me COVID-19, në spitalin infektiv. Janë mjekë dhe infermierë që prej ditësh kanë lënë familjet dhe njerëzit e tyre të dashur pa i parë e pa i takuar dhe kujdesen me dhembshuri dhe profesionalizëm për të prekurit nga COVID19.Një falenderim nga zemra të gjithë mantelbardhëve që na nderojnë çdo ditë të vitit dhe po tregojnë edhe njëherë që asgjë nuk mund t’i mposhtë edhe në këto kohë të vështira.#FORCABASHKË

Posted by Ogerta Manastirliu on Tuesday, 7 April 2020

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara