Tuesday 5 March 2024
Tuesday 5 March 2024

 

Procesi i regjistrimit të popullsisë që po mbahet për diasporën e Maqedonisë së Veriut ka mobilizuar edhe faktorët politikë me thirrjet për t’u regjistruar, ndërsa opozita maqedonase po bën thirrje për shtyrjen e procesit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Deri më tani janë regjistruar mbi 150 mijë qytetarë me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Censusi brenda vendit duhet të fillojë më 1 prill dhe të zgjasë deri më 21 prill.

 

Regjistrimi i popullsisë që aktualisht po zhvillohet në diasporë dhe brenda pak ditësh do të fillojë edhe këtu në Maqedoninë e Veriut, ka nxitur mjaft debate dhe si edhe në të kaluarën, çështja po merr dimensione politike.

 

Opozita e drejtuar nga VMRO-DPMNE-ja, e cila në fillim kërkonte shtyrjen për një vit të procesit për shkak të mospërputhjes, sipas saj, me rregullat e EUROSTAT-it, tash ngul këmbë që censusi të shtyhet për në vjeshtë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

 

Nga ana tjetër, pushteti është i vendosur që censusi të bëhet medoemos, vetëm nëse nuk përshkallëzohet gjendja me koronavirusin. Qeveria paralajmëron gjoba për ata që thërrasin në bojkotimin e regjistrimit të popullsisë dhe për ata që nuk ua hapin dyert regjistruesve.

 

Megjithatë, një takim që pritet të mbahet të hënën midis Kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të VMRO-së Hristijan Mickovski do të sqarojë nëse do të ketë shtyrje të procesit ose jo.

 

Drejtori i Entit te Statistikave, Apostol Simovski thotë se censusi para së gjithash është një operacion që siguron të dhënat bazë për krijimin e politikave jetike për qytetarët.

 

“E keni lirinë që të deklaroheni ashtu siç ndjeheni dhe shfrytëzojeni këtë mundësi”, tha drejtori Simovski duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i harrojnë të gjitha thirrjet për bojkotimin e censusit, “t’i harrojnë trysnitë dhe imponimin e frikës se me anë të regjistrimit dikush do të preket nga sëmundja e tmerrshme e koronavirusit”.

 

“Do t’i respektojmë protokollet deri në pikën e fundit dhe askush nga pjesëmarrësit në regjistrim nuk do të ndikojë që pandemia të përhapet”, tha zoti Simovski.

 

Censusi i fundit në vitin 2002 nxori pak mbi dy milonë banorë, prej tyre 25 përqind shqiptarë. Në dhjetë vitet e fundit ka pasur një shpërngulje drejt Evropës Perëndimore dhe sipas vlerësimeve të Bankës Botërore kjo shifër tejkalon 400 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët u larguan për një jetë më të mirë.

 

Sëkëndejmi, komunitetet joshumicë mund të realizojnë më shumë të drejta nëse përbëjnë të paktën 20 përqind, apo kur janë 50% në një komunë të caktuar mund të përdorin edhe simbolet e tyre kombëtare.

 

Prandaj shqiptarët i japin rëndësi regjistrimit të diasporës, ku deri më tash janë regjistruar mbi 150 mijë qytetarë me origjinë nga Maqedonia e Veriut, por jo të gjithë evidentohen si banorë rezidentë.

 

Thirrjeve për regjistrimin e shqiptarëve në diasporë i është bashkuar edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

 

Për cenusin janë interesuar edhe Shtetet e Bashkuara, teksa Ndihmës-Sekretari i Departamentit të Shtetit Matthew Palmer ka inkurajuar drejtuesin e opozitës, Mickovski dhe partinë e tij VMRO-DPMNE “që të punojnë së bashku me të tjerët për të siguruar suksesin e censusit që është një mjet i rëndësishëm statistikor për përmirësimin e qeverisjes”, është shprehur zoti Palmer. VOA

 

Më shumë

Zgjedhjet lokale: Bilall Kasami kryetar i Tetovës

Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, shpalli të dielën mbrëma fitoren në shumicën e komunave në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal.   Ndërsa nga partitë shqiptarë, Bashkimi Demokratik për Integrim tha se është fituese në këto zgjedhje, ndonëse humbi Tetovën që vlerësohet si komuna me e rëndësishme për shqiptarët […]

Maqedonia e Veriut shënon 30 vjetorin e pavarësisë

Me rastin e festimit të kësaj dite, në qendër të kryeqytetit do të parakalojnë punonjësit shëndetësorë, sportistët, zjarrfikësit, policia dhe ushtarët, minatorët, fermerët, vullnetarët e Kryqit të Kuq, si dhe ansamble kombëtare dhe shoqatat kulturore dhe artistike.   Festa qendrore do të jetë e hapur para Kuvendit duke filluar nga ora 17:30 dhe […]

Digjet spitali në Tetovë – viktima dhe të plagosur

Një zjarr përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë ku ishin të shtrirë të sëmurë nga COVID-19 duke lënë pas vetes viktima të dhe të plagosur.   Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se deri tash janë konfirmuar 10 viktima, por numri mund të rritet.   Në Tetovë ndodhet […]

20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit u bë i mundur pas luftës së armatosur të vitit 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.   Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Columbia organizoi panelin ndërkombëtar “Përtej Ohrit”.   Në panelin ndërkombëtar […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara