Sunday 21 April 2024
Sunday 21 April 2024

 

Deputetja Rudina Hajdari, ka bërë të ditur se ka nisur një lëvizje të re politike.

 

Në një postim në Facebook, ajo nuk jep shumë detaje rreth këtij projekti, por thotë se “do të sfidojë gjithë klasën aktuale politike”.

 

“Ju përshëndes nga zyrat e reja, ku së bashku me skuadrën po punojmë pa pushim për ti dhënë jetë projektit të ri politik i cili do e sfidojë gjithë klasën aktuale politike.

Mos rri mënjanë por eja dhe përfshihu nëse beson se koha e Shqipërisë të sunduar nga 3-4 familje politike duhet të marrë fund e të nisë një epokë ku shteti i përket qytetarit, e drejta triumfon, njerëzit e ndershëm, profesionistë dhe punëtorë respektohen dhe institucionet funksionojnë.

Regjistrohu te rudinahajdari.al dhe organizojmë një takim”, shkruan Hajdari.

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara