Friday 14 June 2024
Friday 14 June 2024

 

 

Dhembja e kokës apo kefalea, siç quhet në mjeksi, konsiderohet një fenomen i lokalizuar në brendësi të kokës apo në pjesën e sipërme të qafës. Kjo sindromë ndahet në dy kategori: parësore (primare) dhe dytësore (secondare).

 

Në cilindo rast, dhembja e kokës është padyshim një proçes infiamator që buron nga sensibilizimi që pësojnë receptorët e dhembjes në pjesë të ndryshme të kokës si në periostio, në muskujt që mbështjellin kokën, në enët e gjakut (arteriet dhe venat), në indet që ndodhen nën lëkurën e kokës, në sytë, veshët, hapësirat paranasale dhe mukozat.

 

Nuk janë ende të qartë shkaqet se përse, si dhe ku lindin sinjalet që shkaktojnë aktivizimin e receptorëve të dhembjes, sidomos kur ajo është ciklike dhe kronike.

 

Dhembje koke shkaktojnë natyrisht traumat, goditjet në kokë  ose sëmundje të tjera organike të rëndësishme.

 

Kjo sindromë kurohet vetëm nëse është përcaktuar më parë shkaku i saj, ndryshe i prekuri nga ajo i nënshtrohet vetëm trajtimit empirik me probabilitet të ulët kurimi.

 

Kefalea, dhembja e kokës, prek më së shumti gratë; rreth 2-3 herë më shumë se sa burrat. Në kontinentin europian është më e përhapur kefalea muskolo-tensive, ndërsa në Azi e në Afrikë njerëzit në përgjithësi vuajnë më pak nga dhembja e kokës.

 

Klasifikimi i dhembjes së kokës

Proçedura e klasifikimit, tepër e rëndësishme për diagnozën e saktë dhe kurën e duhur, është stabilizuar nga  International Headache Society që aktualisht konsiderohet si pika zyrtare e referimit për diagnostikimin e kësaj sëmundjeje në pothuajse të gjithë botën.

Siç thamë më lart, për një diagnozë të saktë bëhet menjëherë ndarja në:

1 – Dhembje koke parësore (kefalea primare) – grupim në të cilin futen dhembjet e kokës pa asnjë shkak specifik.

Në kefaletë primare përmblidhen:

  • emikrania (gabimisht e sjellë me termin migrena në shqip)
  • kefalea muskolo-tensive
  • kefalea e grumbullt
  • forma të tjera të kefalesë (lexo artilullin me të njejtin titull)

 

2 – Dhembje koke dytësore (kefalea secondare) – grupim në të cilin futen dhembjet e kokës me shkak të caktuar specifik si, fjala vjen, infeksionet në dhëmbë, në vesh, në sy, tumoret në rajonin e kokës, traumat, etj..)

 

Ekzistojnë linja udhëzuese për kurimin e formave të ndryshme të dhembjes së kokës, megjithkëtë, jo të gjitha llojet kërkojnë domosdoshmërisht një terapi farmakologjike. Për disa lloje të kefalesë as nuk rekomandohet ndonjë terapi e veçantë, por vetëm përdorimi i medikamenteve simptomatikë në rast nevoje.

Gjithsesi, terapia kundër kefalesë duhet vendosur nga mjeku specialist i cili është në gjendje ta përcaktojë në bazë të faktorëve dhe parametrave të ndryshëm, në bazë të frekuencës e ciklicitetit, në bazë të  simptomave dhe shkaqeve të thella që qëndrojnë pas tyre.

Ndër të tjera mjeku specialist mund të rekomandojë edhe marrjen e masave plotësuese, si ushtrime e lëvizje, ushqime të veçantë dhe integratorë, etj., që mund të ndihmojnë në lehtësimin e krizës së qefalesë dhe rrallimin e shfaqjes së saj.

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara