Monday 20 May 2024
Monday 20 May 2024

 

 

Dita Botërore e Ujit e cila organizohet çdo vit ne 22 Mars ka si qëllim të rrisë vëmendjen mbi rëndësinë që ka uji.Tema për këtë vit “Natyra për Ujin”, eksploron Zgjidhjet e Bazuara në Natyrë (ZBN) për sfidat me ujin me të cilat ne përballemi në shekullin e 21. Dëmtimi i mjedisit, së bashku me ndryshimet klimaterike po nxitin krizat që lidhen me ujërat të cilat ne i shohim në mbarë botën. Përmbytjet, thatësirat dhe ndotja e ujit janë bërë gjithnjë e më keq nga vegjetacioni i degraduar, toka, lumenjtë dhe liqenet. Kur ne i lëmë pas dore ekosistemet tona, ne e bëjmë më të vështirë furnizimin e të gjithëve me ujin që u nevojitet për të mbijetuar.

 

Fushata për këtë ditë botëore është “Përgjigjia është tek natyra” dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me ZBN.Zgjidhjet e Bazuara në Natyrë kanë mundësinë për të zgjidhur shumë nga sfidat tona me ujin. Ne duhet të bëjmë shumë më shumë me infrastrukturën “e gjelbër” dhe aty ku është e mundur ta harmonizojmë atë me infrastrukturën “gri”.

 

Mesazhi kryesor është që ZBN, të tilla si mbjellja e pemëve për të rigjallëruar pyjet, lidhja e lumenjve me zonat e përmbytura, dhe rivendosja e ligatinave, është një mënyrë e qëndrueshme dhe kosto efektive për të ndihmuar në ribalancimin e ciklit të ujit, zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimaterike sidhe përmirësimin e shëndetit të njeriut dhe mënyrëssë jetesës.

 

Përmes përdorimit të ZBN për të ndihmuar në përmbushjen e nevojave për ujë të një popullatë në rritje, ne do të kontribuojmë në krijimin e një ekonomie në formë rrethi, si dhe në të njëjtën kohë do të ndihmojmë në mbrojtjen e mjedisit natyror dhe zvogëlimin e ndotjes – të dy këto qëllime kryesore në Objektivin 6 të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, objektiv i cili angazhon botën për sigurimin e disponueshmërisë dhe menaxhimine qëndrueshmërisë së ujit dhe të kanalizimeve për të gjithë në vitin 2030.

 

Nevoja për ujë

 

2.1 miliardë njerëz kanë mungesë aksesi në shërbime të sigurta që menaxhojnë ujin e pijshëm.

Në 2050 sipas një vlerësimi, numri i popullsisë do të rritet në 2 miliardë njerëz dhe kërkesa botërore për ujë të pijshëm mund të rritet 30% më e lartë se sot.

Buqësia përdor aktualisht 70% të sasisë globale të ujit për vaditje, një shifër e lartë përpopullsinë e dendur. Industria merr 20% të totalit, të dominuar nga energjia dheprodhimet. Pjesa e mbetur prej 10% shkon për përdorim shtëpiak dhe më pak se 1% përdoret për ujë të pijshëm.

 

Disponueshmëria e ujit:

Sot rreth 1.9 miliardë njerëz jetonë në zona me pak ujë. Deri në vitin 2050, kjo shifër mund të rritet rreth 3 miliardë njerëz.

 

Cilësia e ujit:

Sipas një vlerësimi rreth 1.8 miliardë njerëz përdorin një burim të ujit të pijshëm të pa përmirësuar si dhe pa mbrojtje ndaj ndotjeve prej ujërave të zeza.

Globalisht, mbi 80% e ujërave të zeza të krijuara nga shoqëria rrjedhin në mjedis pa u trajtuar.

 

Klima dhe mjedisi

Vlerësimet tregojnë se numri i njerëzve të rrezikuar nga përmbytjet, është parashikuar të rritet nga 1.2 miliardë që është sot në rreth 1.6 miliardë në 2050, që përbën gati 20% të popullsisë së botës.

Sot, rreth 1.8 miliard njerëz preken nga degradimi dhe shkretëtimi i tokës. Të paktën 65% e tokës së pyllëzuar është në një gjendje të degraduar.

Rreth 64 – 71% e ligatinave natyrore kanë qenë humbur si rezultat i aktivitetit njerëzor që nga viti 1900.

Erozioni i tokës buqësore merr me vete 25 në 40 miliard ton të sipërfaqes së punueshme çdo vit, duke reduktuar ndjeshëm rendimentin e prodhimeve dhe aftësia e tokës për të rregulluar nivelin e ujit, karbonit dhe të lëndëve ushqyese . Mbeturinat, që përmbajnë sasi të mëdha të azotit dhe fosforit, po ashtu janë një kontribues i madh për ndotjen e ujit.

 

Cilat janë zgjidhjet e bazuara në natyrë?

Rigjallërimi i pyjeve, kullotave dhe lagunat natyrore, rilidhja e lumenjve në zonat e përmbytura, krijimi i mbrojtëseve përgjatë rrjedhës së ujit, janë disa nga shembujt e zgjidhjeve të bazuara në natyrë (ZBN) të cilat ndihmojnë në menaxhimin e cilësisë dhe të disponueshmërisë së ujit.

ZBN nuk janë zgjidhja për të gjitha sfidat me të cilat ne përballemi në lidhje me ujin si pasojë e rritjes së popullsisë në botë, por ato mund të ofrojnë mundësi të reja të cilat janë dhe kosto efektive për plotësimin e infrastrukturës së pamjaftueshme apo të dëmtuar (amortizuar).

 

Për shembull:

 

Disponueshmëria dhe furnizimi me ujë: Grumbullimi i ujit nëpërmjet rrugëve natyrore, lagështisë së tokës/grumbullimi i ujërave nëntokësorë, mund të jenë më të qëndrueshme dhe kosto efektive sesa ngritja e infrastrukturave të tilla si digat.

 

Cilësia e ujit: ndotja nga bujqësia mund të reduktohet në mënyrë të dukshme nga ZBN si bujqësia mbrojtëse e cila ruan tokën nga erozioni ose mbrojtëset bregore, shiritat e tokës përgjatë rrjedhës së ujit të cilat janë të mbjella me pemë dhe shkurre.

Menaxhimi i rrezikut: Efektet që kanë sjellë ndryshimet klimaterike si përmbytjet ekstreme të shpeshta, mund të zbuten me anë të disa zgjidhjeve të bazuara në natyrë të tilla si krijimi i disa mbrojtëseve riparuese ose lidhja e lumenjve me zonat e përmbytura.

Aplikimi i disa zgjidhjeve të bazuara në natyrë krijon atë që njihet si “infrastruktura e gjelbër” sisteme natyrale ose gjysëm natyrale, të cilat na japin përfitime të njëjta ose të ngjashme me ato që merren me mënyrën tradicionale të “infrastrukturës gri” që ndërtohet nga njeriu.

 

Zgjidhjet e bazuara në natyrë si dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ)

Zgjidhjet e bazuara në natyrë për menaxhimin e cilësisë dhe furnizimit me ujë, mbështesin arritjen e të gjithë qëllimeve të Objektivit 6 të OZHQ: sigurimi i disponueshmërisë dhe menaxhimi i qëndrueshmërisë së ujit dhe të kanalizimeve për të gjithë.

Gjithashtu zgjidhjet e bazuara në natyrë mund të luajnë rol në të tjera OZHQ:

Objektivi 1: Jo varfëri, Objetivi 2: Zero uri, Objektivi 3: Shëndet i mirë: Punë të reja shpesh janë krijuar nga ZBN dhe përmirësimi i shëndetit nga një cilësi më e mirë e ujit do të thotë produktivitet më i lartë.

Objektivi 7: Energjia e pastër dhe e përballueshme, Objektivi 9: Industria, inovacioni dhe infrastruktura, Objektivi 11: Qytete dhe komunitete të qëndrueshme, Objektivi 12: Prodhim dhe konsumim i përgjegjshëm: ZBN kërkojnë pak ose aspak energji. Ato gjithashtu ndihmojnë në sigurimin e më shumë burimeve të qëndrueshme të ujit për ti shërbyer vendbanimeve në rritje.

Objektivi 14: Jeta nën ujë, Objektivi 15: Jeta në tokë: Ligatinat mund të reduktojnë ndotjen nëprmjet filtrimit dhe të rrisin biodiversitetin përmes zgjerimit të habitateve natyrore.

Më shumë

Glasgou, premtime të pamjaftueshme për të ngadalësuar ndryshimin e klimës

Shkencëtarët kanë bërë paralajmërime të ashpra se mos arritja e një marrëveshjeje për shkurtime shumë më të thella në emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë do të rezultojë në ndryshime katastrofike dhe të pakthyeshme të klimës. Por, shpresat tashmë po zbehen se konferenca e OKB-së për klimën në Skoci do të rezultojë […]

Ruajtja dhe promovimi i vlerave të basenit ujor të Drinit

Nevoja gjithnjë e më e madhe për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të ekosistemit të basenit të Drinit, ku përfshihen lumejtë Drin e Buna dhe tre liqenit; ai i Shkodrës, Prespës dhe Ohrit, bashkoi sot në pikën turistike të Shirokës, në bregun e liqenit, përfaqësues të organizatave mjedisore dhe studiues, si pjesë e […]

Ndotja e ajrit/ OBSH: Më i rëndë nga se mendohej, 7 milionë vdekje në vit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar që ndotja e ajrit është një fenomen më i rrezikshëm nga sa mendohej. Më të rrezikuarit janë ata që jetojnë në vende të varfra dhe mesatare, për shkak të mbështetjes në karburantet fosile për zhvillimin ekonomik. OBSH e barazon ndotjen e ajrit me […]

Ulja e emetimeve të gazeve gjatë 2020-ës nuk ndihmoi për klimën

Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së.   Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara