Friday 19 July 2024
Friday 19 July 2024

 

Pasi që laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik përfunduan 210 analiza, u konkludua se nuk kishte raste të reja të sëmundjes koronavirus, kështu që numri i përgjithshëm i personave të infektuar në Mal të Zi është akoma 313, nga të cilët 101 persona janë shëruan, sipas Institutit.

Sipas Institutit, 34 persona u shtruan në spital, pesë vdiqën nga koronavirusi ndërsa 2445 qytetarë janë nën mbikëqyrje, sipas të dhënave të fundit.

Mjekët e Institutit të Shëndetit Publik edhe një herë falënderuan të gjithë qytetarët e Malit të Zi, e posaçërisht qytetarët e komunës së Tuzit për këmbënguljen dhe e tyre në respektimin e të gjitha masave.

“Përkushtimi juaj ka çuar në kontrollin e sëmundjes dhe përballimin e koronavirusit të ri në Tuz”, thuhet në llogarinë në Twitter të Institutit.

Të shëruarit sipas Komunave:

Podgoricë: 37

Tuz: 30

Tivar: 8

Andrijevicë: 7

Ulqin: 6

Herceg Novi: 4

Bijello Pole: 2

Tivat: 2

Danillovgrad: 1

 

tv boin

 

21 prill 2020

 

 

Më shumë

Gjeloshaj: Joanikije të distancohet nga ata që kënduan për Kosovën

Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, i bëri thirrje mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, që të distancohet nga ata që kënduan këngë nacionaliste me vargjet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, gjatë shugurimit të tij, më 5 shtator.   Këto vargje mund të shihen […]

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe dhe miratoi një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit në atë qytet.   Shkarkimi i ministrit tij u bë me propozimin […]

Ua mori ushtria jugosllave, shqiptarëve të Malit të Zi u rikthehen pronat pas 30 vitesh

Shqiptarët e Malit të Zi, në Ulqin, kanë mbyllur një kalvar me pronat pas 30 vitesh.   Falë iniciativës së deputetit shqiptar atje, Genci Nimanbegu, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar ligjin për kthimin e pronës së Valdanosit ish pronarëve.   Kjo konsiderohet një fitore e madhe për shqiptarët në Mal të Zi, […]

Shqiptarët gjatë pluralizmit në Mal të Zi

Në sesionin shkencor “Shqiptarët në Mal të Zi gjatë tri dekadave të fundit” u shpalosen analiza shumëdimensionale mbi proceset dhe dukuritë që kanë ndodhur gjatë pluralizmit në këtë vend.   Studiuesë të ndryshëm shfaqen pikëpamje dhe analiza mbi pozitën e shqiptarëve dhe për nivelin e integrimit të tyre në Mal të Zi.   […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara