Friday 12 April 2024
Friday 12 April 2024

 

 

Sot, është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit prandaj Muzeu Historik Kombëtar si institucioni më i madh i kujtesës organizoi një aktivitet përkujtimor me temë “Shpëtimi i hebrenjve”. Në fjalën e tij Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, trajtoi kumtesën: “Këndi kushtuar i hebrenjve në Muzeun Historik Kombëtar”.

 

Dr. Koçi ndër të tjera tha: “Një kënd i posaçëm në pavijonin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Muzeut Historik Kombëtar i është kushtuar hebrenjve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Sipas statistikave rezulton se shqiptarët, ishin ndër të paktët popuj që nuk i dorëzuan hebrenjtë tek nazistët gjermanë, por i kanë strehuar dhe mbrojtur ata. Në stendë kemi fotografi të njërit prej albanologëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave hebreut austriak Nobert Jokl. Gjatë Luftës së Dytë Botërore shumë herbrej morrën pjesë përkrah forcave partizane, duke luftuar kundër ushtrisë naziste. Në luftën nacionalçlirimtare të popullit shqiptar kundër Gjermanisë naziste mjaft hebrenj ranë heroikisht në fushën e betejës. Me këtë rast kujtojmë ata hebrenj të  rënë  dëshmorë në luftën antifshiste në Shqipëri, si David Juda Kohen, Jakov Avramoviç, Jusef Solomon Konforti, Jusef David Bivas, Zhak (Isak) Emanuel  Ruben, Leo Tyjeri, Jakov Josef Bahar, Baruh Isak Baruh, dhe Dario Zhak Arditi”.

 

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe kineasti Kreshnik Hashorva, i cili ndër të tjera tha: “Shtysa për xhirimin e filmit “Toka e besës” qenë marrëdhëniet shumë të mira në shekuj midis shqiptarëve dhe hebrenjve. Filmi ishte mjaft i vështirë për t’u realizuar sepse  brenda tij shtrihet një histori gati 2000-vjeçare. Si filmi dhe procedura juridike e shpalljes së dëshmorëve hebrenj ka qenë një shtysë e brendshme. Filmi u shfaq për herë të parë në “Ditën e Kujtesës” më 27 janar 2008, në Pallatin e Luksemburgut në Paris në veprimtarinë me temë “Shqipëria, 1933-1944, nderi i njeriut, një shembull për Europën”.

 

Më pas për të pranishmit, edhe pse të paktë në numër në kuadër të masave për mospërhapjen e virusit Sars-Cov 2, u shfaq filmi i z. Hashorva me titull “Toka e besës”.

 

27.1.2021

 

 

Më shumë

Promovohet studimi monografik “Banda kombëtare “Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane” e autorit akad. Vasil S. Tole

Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]

“Western Balkans Youth Orchestra”: Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra

Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve.   Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara