Friday 12 April 2024
Friday 12 April 2024

Kulturë e përbashkët, trashëgimi e përbashkët, përgjegjësi e përbashkët”
Kjo është motoja e këtij viti për Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike.

 

Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve është një mundësi për të vizituar, shijuar dhe për të reflektuar mbi sitet e trashëgiminë kulturore që kemi përzemër.

 

Tema e këtij viti i dedikohet unitetit global përballë krizës shëndetësore nëpërmjet Kulturës së përbashkët, Trashëgimisë së përbashkët dhe Përgjegjësisë së përbashkët.

 

Këtë vit, gjatë pandemisë Covid-19, shumica e njerëzve në Shqipëri, do të mund t’a shijojnë trashëgiminë kulturore në mënyrë digjitale, online, nëpërmjet tureve virtuale, postimeve dhe fotove.

 

MK

 

18 prill 2020

 

Më shumë

Promovohet studimi monografik “Banda kombëtare “Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane” e autorit akad. Vasil S. Tole

Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]

“Western Balkans Youth Orchestra”: Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra

Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve.   Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara