Tuesday 5 March 2024
Tuesday 5 March 2024

 

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, përmes së cilës synohet lehtësimi i studimeve të studentëve në fushën e shkencave albanologjike, si një interes institucional dhe kombëtar.

Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Dr. Ardit Bido dhe nga Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë Prof. Dr. Sabri Laçi, në vazhdën e bashkëpunimit midis dy palëve në fushën e kërkimit shkencor dhe botimeve, nëpërmjet qasjes së lirë në fondet arkivore dhe botimeve të përbashkëta të lidhura me to. Të pranishëm ishin edhe zv/dekani Andi Pinari si dhe profesoresha Valentina Duka, shefe e departamentit të Historisë.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Dr. Ardit Bido tha se kjo marrëveshje u mundëson të gjithë studentëve në nivel bachelor dhe master që të mund të marrin dokumente falas, një mënyrë kjo për të nxitur studime në fushën albanologjike dhe në fushën historike.

“Studentët për të bërë një temë bachelor dhe master, tashmë përmes kësaj marrëveshjeje, me një autorizim nga departamenti, duke përcaktuar pedagogun përkatës udhëheqës, do të mundet që për një sasi të caktuar që do të konsiderohet rast pas rasti për çdo temë, të marrin dokumentacionin falas në Arkivin Qendror Shtetëror” tha Dr. Bido.

Nga ana e tij, Prof. Dr. Sabri Laçi duke falenderuar Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave tha se kjo marrëveshje është në rrugën e duhur pasi dhe nga bashkëpunimet e mëparshme me Arkivin Qendror Shtetëror marrëdhëniet kanë qenë shumë të mira, duke e konsideruar një nga partnerët më të rëndësishëm të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

“Departamenti i Historisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë ka qënë në lartësinë e duhur për sa i përket punës kërkimore shkencore dhe mbështetja e arkivit në këtë rast është për tu shënuar. Sigurisht ne kemi dhe partnerë të tjerë dhe jemi në vazhdën e zgjerimit të partnerëve kombëtar dhe ndërkombëtar, sa i përket zgjerimit të hapësirave të punës kërkimore shkencore, për student, për staf, për të gjithë kërkuesit shkencor që dëshirojnë të kontribojnë në studimin dhe rishikimin e historisë së Shqipërisë dhe më gjerë ” u shpeh Prof. Dr. Sabri Laçi.

Qëllimi dhe targeti kryesor i bashkëpunimeve të këtilla janë studentët, të cilëve u krijohen lehtësi në jetën e tyre akademike, duke ua bërë më të lehtë qasjen deri tek infromacioni dhe fondi historik që disponon DPA. Me këtë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave merr përsipër të mbështesë Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë me burimet arkivore në formë digjitale deri në 20 mijë imazhe në vit pa pagesë. Përveç kësaj, DPA dhe FHF angazhohen në organizimin e konferencave, simpoziumeve, tryezave dhe kongreseve shkencore, në fushat e interesit të përbashkët si dhe për promovimin e përbashkët të personaliteteve dhe momenteve kyçe të historisë kombëtare.

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara