Thursday 20 June 2024
Thursday 20 June 2024

 

Në kuadër të ashpërsimit të masave kundër përhapjes së pandemisë globale të COVID-19, dy deputetet e mazhorancës, Eglantina Gjermeni dhe Klotilda Bushka, i kanë propozuar Komisionit të Ligjeve ndryshime në Kodin Penal, me qëllim ashpërsimin e masave për të gjitha ata qytetarë që thyejnë masat kufizuese të aplikuara nga qeveria shqiptare.

 

Në propozimet e dy deputeteve, parashikohen qartë aplikimet e masave të forta për të pabindurit. Konkretisht për të gjithë ata qytetarë, që veprojnë kundër rregullave apo masave të marra për gjendjen e jashtëzakonshme do konsiderohet vepër penale dhe do të dënohen me gjobë dhe burgim deri në gjashtë muaj. Përsëritja e të njëjtit veprim dënohet deri me një vit burg.

 

“Mosbindja ndaj rregullave, vendimeve dhe urdhrave të nxjerra nga organet kompetente shtetërore për masat e marra gjatë gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Po kjo vepër, e kryer në mënyrë të përsëritur dënohet me burgim nga tridhjetë ditë deri në një vit”, thuhet në propozimin e dy deputeteve.

 

Gjithashtu, një masë tjetër e fortë, e propozuar nga dy deputetet parashikon se kur vepra e shkaktuar nga qytetarët ka sjellë vdekjen e një personi, atëherë fajtorët propozohet të dënohen nga një deri në pesë vite burg.

 

“Kur nga vepra është shkaktuar rrezikimi i jetës ose vdekja e personit, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Shkelja e rregullave të karantinës për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive”, thuhet më tej.

 

Në draftin e propozimeve të dy deputeteve të Kuvendit thuhet se kush shkel urdhrin e karantinës, dhe ky veprim shkakton pasoja me vdekje do të dënohet nga 5-15 vite burg.

 

“Moszbatimi i urdhrit të karantinës apo shkelja e rregullave të karantinës nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive ngjitëse, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë dhe me burgim deri në dhjetë vjet.Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.Kur nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë vdekja e personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet”, sqaron drafti i deputeteve të PS-së.

 

Propozimet e bëra do të shqyrtohen në seancën plenare të datës 16 prill ku pritet që socialistët të japin kartonin jeshil për të miratuar këto propozime.

 

9 prill 2020

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara