Friday 12 April 2024
Friday 12 April 2024

Nga situata e krijuar me përhapjen e virusit COVID-19, festivali ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar DokuFest në Kosovë, ka filluar me shfaqje ditore të një filmi të shkurtër online. Sot për ta është dita e 15. Veton Nurkollari, drejtor artistik i festivalit tregoi për Euronews Albania më tepër rreth kësaj iniciative.

 

“Kemi gjetur mundësinë të jemi me shikuesit tanë, të jemi pjesë e një iniciative globale sa i përket industrisë së filmit dhe festivaleve, duke qenë prezent online. Sa i përket festivalit, në gusht ne jemi ende duke e planifikuar që gjithçka do të rikthehet në normalitet dhe ne do ta zhvillojmë atë. Por në këtë moment jemi bërë pjesë e iniciativës që të shfaqim disa nga filmat online dhe ta shfrytëzojmë këtë situatë për t’i ofruar dashamirësve të filmit një mundësi të tillë”, tregoi Nurkollari.

 

Drejtori artistik i DokuFest tregon se reagimi i publikut deri më tani ka qenë pozitiv.

 

“Mund të tregojmë për shikuesit e Euronews Albania që DokuFest është bërë pjesë jo vetëm e festivalit online të quajtur “My darling quarantine” . Ne po ashtu në faqjen e Doku Festit shfaqim filma me metrazh të shkurtër nga të prodhuara nga ne dhe po ashtu në bashkëpunim me televizionin “Kohavision” në Kosovë kemi bërë një program me filma të “DokuFest”. Po mendojmë se si ta zgjerojmë këtë, nëse kjo situatë do të ketë vazhdimësi për një kohë të gjatë”, tha Veton Nurkollari për Euronews Albania.

 

Ai pohoi se shumica e filmave të transmetuar janë të realizuar nga artistë të rinj, pjesa më e madhe e të cilëve janë nga Kosova, disa janë nga Shqipëria, por la prej tyre që vijnë edhe prej vendeve të rajonit.

 

“Natyrisht që është një mundësi për t’i promovuar edhe artistët e rinj”, mbyll fjalën e tij Nurkollari.

 

3 prill 2020

Më shumë

Promovohet studimi monografik “Banda kombëtare “Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane” e autorit akad. Vasil S. Tole

Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]

“Western Balkans Youth Orchestra”: Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra

Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve.   Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara