Monday 22 July 2024
Monday 22 July 2024

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja, ka reaguar ashpër pas konfirmimit të dy rasteve të prekur me koronavirus në vendin tonë.

Përmes një statusi në “Facebook”, ambasadori Belortaja thekson se “konfirmimi i rasteve të para me koronavirus në Shqipëri është keq, por ka edhe një të mirë: uljen tonë me këmbë në tokë!

“Asgjë e re s’ka ndodhur. Ato 2-3 ishujt e vegjël s’mund të qëndronin për shumë kohë gri. Me Italinë ne ishim thuajse “njësh” me avionat dhe tragetet e përditëshme. Bashkimi me “hartën e kuqe” aty ishte, sot vetëm sa u zyrtarizua.

Kjo është keq sigurisht, por ka dhe një të mirë: uljen tonë me këmbë në tokë! Mbylljen e stacionit të ..Gallatës! Stopin e ..qyfyreve, kunjave e shakave tona bajate, të folklorizmave si ..“është si punë gripi, po ..një çikë me i fortë se gripi”! apo “jemi rracë e fortë”; te këshillave qesharake si ….”hani limona e pini raki”! “është kot kjo e kot ajo…”, etj.

Ngjeshjes e gajasjes sonë të papërgjegjëshme nëpër kafe, restorante, salla, stadiume dhe autobuza edhe ..për 1 stacion! Të gjithë duhet të shkundemi. Ndryshe doemos ..do të na shkundë!”, shkruan ambasadori.

9.3.2020

Më shumë

Raporti i KE: Ku ka bërë progres dhe ku ngec ende Shqipëria?

Komisioni Europian (KE) miratoi të martën, (19.10) Paketën e Zgjerimit 2021 dhe vlerësoi situatën dhe progresin e arritur në vendet e Ballkanit Perëndimor (BP) dhe Turqi në proceset e tyre respektive drejt hyrjes në Bashkimin Europian. Vëmendje e veçantë i është kushtuar reformave themelore dhe udhëzimeve të qarta për reformat prioritare në vijim, […]

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës po me cilat prioritete?

Shqipëria bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit: për dy vjet Vend i vogël me politikë të jashtme konstruktive.   Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për dy vjet rresht në një nga pesëmbëdhjetë ulëset e organit të […]

Shqipëria mbetet peng i të kaluarës së saj komuniste

Dështimi i Shqipërisë për t’u shkëputur rrënjësisht nga diktatura e saj brutale komuniste ka shtrembëruar kujtesën e saj për të kaluarën dhe ka dëmtuar tranzicionin e saj nga shoqëria post-totalitare në një demokraci funksionale.   Ky mars shënoi 30-vjetorin e fillimit të Lëvizjes Studentore që i hapi rrugë rënies së regjimit komunist hoxhist, […]

Melodia e vjetër e BE-së për Ballkanin

Të dëgjosh Bashkimin Evropian duke u prononcuar për Ballkanin Perëndimor është pak a shumë njësoj sikur të mbyllesh në një dhomë dhe të dëgjosh të njëjtën melodi.   Është i njëjti refren i ëmbël që premton një të ardhme të mrekullueshme së bashku, por pa përcaktuar ku dhe kur.   Ka qenë viti […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara