Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

Masat e ndërmarra për mbrojtjen e habitateve paraqesin një rëndësi të madhe, ashtu si dhe monitorimi i efektivitetit te tyre. Një studim mbi vlerësimin e impaktit të moratoriumit të pyjeve bazuar në analizën e imazheve satelitore (Remote Sensing) u zhvillua nga PPNEA në kuadër të Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit. Qëllimi i studimit konsistonte në krijimin e një metodologjie për një vlerësim dhe verikim të sipërfaqeve pyjore të humbura për periudhën 2016-2018 në rajonin e Munellës, si kandidate e ardhshme për tu shpallur një Zonë e Mbrojtur.

 

Rezultatet e këtij studimi janë paraqitur në raportin “Creation of a methodology for verification of logging in the Wider Munella Mountain Region”. Nga analiza e të dhënave të grumbulluara rezultoi se moratoriumi i pyjeve ka qenë pozitiv në parandalimin e prerjes së pyjeve në sipërfaqe të mëdha, por prerjet ishin më instensive në parcela më të vogla, qofshin këto të ligjshme apo të paligjshme.

 

Vec kësaj, mungesa e të dhënave të gjeoreferencuara mbi parcelat e përcaktuara nga bashkitë përkatëse për shfrytëzimin e tyre për dru zjarri, vështirësoi identifikimin e saktë të prerjeve të ligjshme apo të paligjshme në rajonin e Munellës. PPNEA rekomandon dhe inkurajon instuticionet përgjegjëse që të aplikojnë këtë metodologji për vlerësimin e impaktit të moratoriumit të pyjeve në të gjithë territorin e vendit deri në vitin 2026.

 

Vlerësimi i efektivitetit të moratoriumit është gjithashtu me rëndësi për institucionet të tjera përgjegjëse në Shqipëri, për të përmbushur jo vetëm kërkesat e Bashkimit Europian, por dhe për të marrë masa konkrete për mbrojtjen e habitateve prioritare.

 

22 prill 2020

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Glasgou, premtime të pamjaftueshme për të ngadalësuar ndryshimin e klimës

Shkencëtarët kanë bërë paralajmërime të ashpra se mos arritja e një marrëveshjeje për shkurtime shumë më të thella në emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë do të rezultojë në ndryshime katastrofike dhe të pakthyeshme të klimës. Por, shpresat tashmë po zbehen se konferenca e OKB-së për klimën në Skoci do të rezultojë […]

Ruajtja dhe promovimi i vlerave të basenit ujor të Drinit

Nevoja gjithnjë e më e madhe për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të ekosistemit të basenit të Drinit, ku përfshihen lumejtë Drin e Buna dhe tre liqenit; ai i Shkodrës, Prespës dhe Ohrit, bashkoi sot në pikën turistike të Shirokës, në bregun e liqenit, përfaqësues të organizatave mjedisore dhe studiues, si pjesë e […]

Ndotja e ajrit/ OBSH: Më i rëndë nga se mendohej, 7 milionë vdekje në vit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar që ndotja e ajrit është një fenomen më i rrezikshëm nga sa mendohej. Më të rrezikuarit janë ata që jetojnë në vende të varfra dhe mesatare, për shkak të mbështetjes në karburantet fosile për zhvillimin ekonomik. OBSH e barazon ndotjen e ajrit me […]

Ulja e emetimeve të gazeve gjatë 2020-ës nuk ndihmoi për klimën

Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së.   Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara