Tuesday 5 March 2024
Tuesday 5 March 2024

 

Në një vit pandemi kryeministri është kujdesur që të mos mbajë mbi shpatulla asnjë vendim për karantinën apo lirimin e masave anti-Covid. Ai ka thënë se vendimet i merr Komiteti Teknik i Ekspertëve.

 

Përbërja e këtij Komiteti u tregua vetëm pas presionit publik se kush ishin ekspertët që merrnin vendime për të gjithë.

 

Që nga ajo kohë, por edhe tani, pyetja nëse vendimet janë teknike apo politike ka ngelur një lloj e fortë.

 

Zhvillimet e fundit pak përpara zgjedhjeve thellojnë akoma këto dyshime, për të parë se kush i merr vërtetë vendimet dhe sa të pavarur janë ata.

 

Komiteti drejtohet nga Mira Rakacolli, zv.min e Shëndetësisë, e cila është emëruar nga kryeministri dhe që u shfaq në kulm të pandemisë duke marrë pjesë në takime elektorale të Partisë Socialiste.

 

Eugena Tomnini nga ISHP, pranoi të bëhej zëvendësministre e kësaj qeverie, të cilës presupozohet t’i japë këshilla teknike.

 

Shefja e Infektivit, Najada Çomo, një prej anëtareve të komitetit, pranoi këtë të enjte të kandidojë për deputete, duke lënë pacientët për partinë.

 

 

Mes ekspertëve që duhet të ishin teknikë janë edhe Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës dhe Albana Fico drejtore e institutit të shëndetit publik. Të dy të emëruar në ato poste nga qeveria.

 

Në këtë listë, dy janë njerëzit që edhe nuk e kanë grisur kostumin e ekspertit teknik: mjekët e QSUT-së, Andi Koraqi dhe Gjeorgjina Kuli.

 

Por në daljet e fundit publike të komitetit, ata thuajse nuk janë shfaqur.

 

Ndërsa mjeku tjetër, Tritan Kalo, braktisi këtë të enjte Komitetin e Ekspertëve, ku nuk merrte pjesë prej kohësh, dhe mes akuzash se vendimet i merr politika, dhe jo teknikët, të cilët i cilëson si të gërshetuar gjithnjë e më shumë me qeverinë.

 

 

 

 

Komiteti Teknik i Ekspertëve

 

Mira Rakacolli                    Zv.Ministre Shëndetësie, emëruar nga qeveria

Eugena Tomnini                Zv. Ministre Shëndetësie, emëruar nga qeveria

Najada Çomo                     Shefe e Infektivit, kandidate e PS për deputete

Skënder Brataj                  Drejtor i Urgjencës, emëruar nga ministria

Albana                                  Fico Drejtore e ISHP, emëruar nga qeveria

Silva Bino                             Specialiste e ISHP

Tritan Kalo                           Mjek i QSUT (larguar)

Andi Koraqi                         Mjek i QSUT

Gjeorgjina Kuli                  Mjek i QSUT

 

 

 

 

 

 

Tritan Kalo largohet nga Komiteti i Ekspertëve: Pordhitika përçau mjekët

Mjeku infeksionit Tritan Kalo ka njoftuar se është larguar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Lajmin e ka bërë të ditur vetë mjeku përmes një postimi në rrjetet sociale.

Mjeku shpreh zhgënjimin e tij dhe thotë se në këto ditë të vështira për vendin, politika ka arritur të përçajë mjekët duke krijuar boshllëk dhe hapësirë moskuptimi mes tyre.

“Si kurdoherë edhe kësaj here “PORDHITIKA” e bëri të mundur t’i përçajë mjekët në qëndrimet dhe në kontributin e tyre, për t’u përballur me këtë “flamë mbarëbotërore”….Kemi ekzistencën e njëkohshme të tre Komiteteve Zyrtare apo jo: 1- atë të Qeverisë aktuale, 2- atë të Presidencës/LSI-së dhe 3- atë të Partisë Demokratike, ose Opozitës në një term më të gjerë” shkruan mjeku.

 

Postimi i plotë i mjekut:

Kohë kovidiane….4 Mars 2021….Mjek dje, sot dhe në çdo kohë….Mjek në ditë të mira POR edhe në ditë të vështira për vendin….Thjeshtësia, Përkushtimi, Puna dhe Profesionalizmi të nxjerin të DENJË e të papërlyer në bregun e lumit të jetës profesionale….”Maturia nis të shfaqet kur merakosemi më shumë për të tjerët se sa për veten”  – shprehet mëndja më brilante e shekullit të 20-të Albert Ainshtain….Si mjek, si prind, si qytetar dhe si atdhedashës, më është dashur dhe më duhet të bëj shumë e shumë sakrifica…. Vendi i mjekut-qytetar është aty ku ai, për çdo çast duhet të kontribuojë në rrallë të parë për mirëqënien shëndetsore të bashkëkombasve të tij…..

ATDHE quhet vendi ku ke lerë, ku ke ndarë të mirat dhe të këqijat e tij e tij me bashkëkombasit e tu….AI duhet në përjetësi JO VETËM kur i mjel atij të mira e tij përmes projekteve ojëqëiste apo përmes bashkpunimeve me “QEVERIUN” e rradhës….Këshillat nga larg në rehatinë e Berlinit, Austinit, Nju Jorkut, Romës, Madridit, Londrës, Athinës, Ankarasë apo të Parisit, kanë më shumë vlerë KUR ideshprehësit e tyre u bëhen krahë kolegëve mantelbardhë, të cilët sot venë edhe jetën e tyre në rrezik, për “të çliruar shëndetin e bashqytetarëve të tyre” nga kjo murtajë e shekullit të XXI me emrin “Sars-Cov2/Covid-19”…NËSE një pjesë e juaja kanë marë premtime post-elektorale për poste administrative, për projekte ta majme me fondet e BE, OBSH, USAID apo të Qeveriut të pas 25 Prillit 2021, ju mirëkuptoj…NËSE veproni nga lajtmotivi ndërshekullor, se “Nuk ka armik më të egër për shqiptarin se vetë shqiptari”, JU mëshiroj….

Më 31 Janar 2020 është krijuar nga MShMS një Komitet prej 11 ekspertësh për Mirëmenaxhimin e Epidemisë së “Sars-Cov2/Covid-19, në të cilin kam dhënë edhe unë kontributin tim modest si MJEK, sepse jam i vetmi që nuk jam drejtues ose funksionar nga të gjithë anëtarët e tij….Si kurdoherë edhe kësaj here “PORDHITIKA” e bëri të mundur t’i përçajë mjekët në qëndrimet dhe në kontributin e tyre, për t’u përballur me këtë “flamë mbarëbotërore”….Kemi ekzistencën e njëkohëshme të tre Komiteteve Zyrtare apo jo: 1- atë të Qeverisë aktuale, 2- atë të Presidencës/LSI-së dhe 3- atë të Partisë Demokratike, ose Opozitës në një term më të gjërë….

Në një kohë kur duhet bashkëveprim tej përkatësive partiake, ne MJEKËT jemi të vendosur në tre llogore…TURP dhe shkuar TURPIT…Nuk e imagjinoja kurrë se KARIERA dhe MAKUTËRIA do të mbrinte në një pikë të tillë, që edhe përballë një sfide ekzistencialiste kombëtare do të ishim të ndarë në “tre stane”….Gjithologët dhe Anal-istët na mbinë kudo dhe ngado, brënda dhe jashtë KUFIJVE gjeografikë të Trojeve Arbërore….Tollovija e krijuar në mëndjet tona kurrë nuk ka qënë më e madhe…QOFTË kjo edhe e fundit në udhën e DEMOKRATIZIMIT dhe të MBROTHËZIMIT të TROJEVE ARBËRORE, ATDHEUT të përbashkët të të gjithë shiptarëve kudo që ato sot frymojnë…..

4 Marsi shënon edhe fundin e BASHKËPUNIMIT tim zyrtar me këtë grup të emërtuar: “Komiteti i përhershëm për Infeksionin e përhapur nga Coronavirusi i ri”….Ju jam shumë mirënjohës për mirëbesimin që treguat ndaj eksperiencës dhe përkushtimit tim….NËSE dikush nga kritizerët e gjithologët e ka dëshiruar këtë vend ai/ajo e ka atë tashmë të lirë….UNË këtu jam dhe KURRË nuk do heq dorë nga kontributi, për tu shërbyer atyre që besojnë në Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tim, POR edhe për të dhënë ndihmesën time në mbarëvajtjen e punëve për t’u përballur me këtë Pandemi, nëse një gjë e tillë do vijojë ende të më kërkohet….Together forever!!!

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara