Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

Të enjten, në një videokonferencë të bashkorganizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës, ekspertët mjekësorë kinezë ndanë përvojat e përballimit të koronavirusit COVID-19 me zyrtarë dhe specialistë të shëndetit publik nga 18 vende europiane, si Britania, Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Zvicra etj.

 

Ekspërtët kinezë i njohën homologët europianë me karakteristikat epidemiologjike të virusit, strategjitë e parandalimit e të kontrollit të Kinës, diagnostikimin dhe trajtimin klinik të sëmundjes etj., duke iu përgjigjur mbi 80 pyetjeve. Pjesëmarrësit e vendeve të tjera shprehën vlerësim dhe falënderim, duke propozuar shkëmbime të mëtejshme dhe bashkëpunim të gjerë ndërkombëtar në studimin, parandalimin e kontrollin, prodhimin e vaksinave, materialet mjekësore etj.

 

 

Deri tani, pala kineze ka organizuar disa videokonferenca të tilla me institucione të ndryshme europiane dhe javën e kaluar, ndau informacionet përkatëse me vendet e Europës Qendrore e Lindore. Pas konferencës së të enjtes, Kina ka krijuar kontakte të tilla me pothuajse të gjitha vendet europiane.  (Zhang Yan) / Radio e Jashtme e Kinës

20 mars 2020

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara