Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

Edhe nëse Izraeli do të proçedonte me planin e tij për të shtrirë sovranitetin në Luginën e lumit Jordan dhe në pjesë të Judesë dhe të Samarisë, proçesi i paqes me Emiratet e Bashkuar nuk do të ndalojë, deklaron Jamal al-Musharakh, drejtor i planifikimit politik të Ministrisë së Jashtëme të Emirateve të Bashkuar. Ai shtoi më tej se gjithsesi, qeveria e tij kishte qënë që më parë e siguruar nga qeveritë izraeliane dhe amerikane se nisma pr shtrirjen e sovranitetit për momentin nuk do të çohej përpara.

Musharakh tha fjalë të ashpra kundër deklaratave të Presidentit të Iranit, sipas të cilit, Emiratet “tradhëtuan palestinezët” duke normalizuar marrëdhëniet me Izraelin.

“Rruga e paqes nuk kalon nga thirrjet për urrejtje”, tha ai.

Emiratet kërkojnë zhvillimin e marrëdhënieve të gjithanshme me Izraelin. Deri më tani, sipas zyrtarit të lartë arab, është folur për kulturën, për aviacionin, për marrëdhëniet diplomatike dhe gjëra të tjera, por ka shumë për të bërë në të gjithë nivelet. “Është bërë e qartë se rruga e paqes çon në prosperitet dhe në kooperim”, deklaroi ai.

Arritja e marrëveshjes midis Emirateve të Bashkuar dhe Izraelit është një kthesë historike për botën arabe dhe marrëdhëniet e saj me shtetin hebraik. Kjo marrëveshje paqeje dhe kooperimi, arrihet në prag të zgjedhjeve të reja amerikane dhe është një kartë e rëndësishme për poltikën e jashtëme të Presidentiti Trump. Marrëveshja është përshëndetur nga Egjipti dhe Jordania, është parë me shumë interes nga Sudani dhe vende të tjerë arabë si Bahreini dhe Omani, por edhe Arabia Saudite, e cila, edhe pse jo hapur, me dhënien e mundësisë për fluturim mbi territorin e saj ndaj linjave ajrore izraeliane, në heshtje e ka pranuar marrëveshjen dhe ndoshta po përgatitet që të nënshkruajë edhe ajo një të tillë në një të ardhme të afërt.

Ndërkohë, shumë hotele luksoze në Emiratet po adoptojnë me shpejtësi kuzhinën hebraike Kosher, për shumë trajta e ngjashme me kuzhinën tipike arabe Hallall, por me rregulla më preçize e më të forta për t’u ndjekur.

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara