Wednesday 21 February 2024
Wednesday 21 February 2024

 

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, e regjistruar në Gjermani me kryetaren Dr.med. Aurora Dollenberg, e përbërë nga një grup specialistësh të mjekësisë që punojnë në shtetet europiane dhe amerikane, ngrenë shqetësimin për ndryshimin e protokolleve të trajtimit të COVID-19 në Shqipëri, që sipas tyre deri tani nuk kanë qenë të duhurat.

 

Numri i lartë i vdekjeve nga COVID në Shqipëri, sipas tyre, ka ardhur shpesh herë edhe për shkak të trajtimeve të gabuara mjekësore.

 

Në këtë kuadër, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë apelon që sistemi mjekësor shqiptar të kryejë në bazë të unifikimit të protokolleve europiane, trajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID-19.

 

“Duke u nisur nga raportimet e individëve që janë bërë kundrejt personelit mjekësor per mostrajtim të duhur  terapeutik për pacientët me COVID-19  si dhe kërkesat e shumta që kanë ardhur rregullisht nëpërmjet webit të federatës www.amfe-federation.eu  për trajtim e mangëta dhe të gabuara ne si Federatë ngremë zërin që sistemi mjekësor shqiptar të kryejë në bazë të unifikimit të protokolleve europiane trajtimin e paciente të sëmurë me COVID-19”, thuhet në një artikull kushtuar Shqipërisë në asamblenë e kësaj federate, raporton euronews.

 

Përmes një letre të hapur që i drejtohet kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Federata e Mjekëve kërkon veç të tjerash që institucionet përgjegjëse në Shqipëri të publikojnë protokollet e trajtimit.

 

“Theksojmë mungesën e strukturave organizative dhe protokollet për menaxhimin për pacientët COVID-pozitiv të trajtuar në kushte ambulatore, mjeku i shtëpisë apo specialistë të tjerë të poliklinikave”, thuhet veç të tjerash në letrën e mjekëve shqiptarë në Europë, teksa shprehet gatishmëria për asistencë me mendim ekspertësh, me protokolle përkatëse dhe lobizëm pozitiv në strukturat përkatëse të EU-së dhe OBSH-së.

 

 

 

 

 

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara