Wednesday 24 April 2024
Wednesday 24 April 2024

 

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi kanë shkuar për inspektim tek qendra e numërimit të votave në shkollën ‘’Vasil Shanto’’ në Tiranë.

 

Ky inspektim vjen pak para fillimit zyrtar të numërimit të votave tashmë në gjithë Shqipërinë.

 

Ambasadorja iu kërkoi organizatorëve të mos fillonte procesi i numërimit pa ndërruar bluzat me logot, numëruesit e partisë Demokratike.

 

Në disa Bashki të vogla ka nisur numërimi i votave tashmë si në Pustec apo Memaliaj e Roskovec.

 

Ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh se votuesit shqiptarë e kanë bërë punën e tyre, tani përgjegjësia mbetet mbi numëruesit për ta bërë punën e tyre me integritet.

 

“Ne do ta shohim procesin nga afër. Votuesit shqiptarë e kanë bërë punën e tyre, tani përgjegjësia mbetet mbi numëruesit për ta bërë punën e tyre me integritet. Dhe unë besoj se do ta bëjnë.” u shpreh ambasadorja Kim, ndërsa apeloi kandidatët e subjekteve politike të presin me durim rezultatin.

 

“Është koha për ta që të qetësohen të kenë durim të presin rezultatin dhe kur ai të certifikohet ata duhet t’i pranojnë ato. Le të shohim se si do të shkojë procesi.” tha ambasadorja Yuri Kim.

 

 

 

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara