Sunday 21 April 2024
Sunday 21 April 2024

 

Foka e Mesdheut- krijesa e mrekullueshme qe ka zgjedhur te jetoje ketu, bashke me ne!

Ne ekspediten e fundit te SEEP Explorer Team, u mrekulluam per disa sekonda me shfaqjen e murgeshes se zeze, fokes se mesdheut (Monachus monachus) ne brigjet e Karaburunit.

Foka u shfaq mbi uje e qete ne habitatin e saj, por reagoi menjehere kur aty prane saj kaloi nje gomone e zhurmshme, qe e detyroi foken te largohet me shpejtesi dhe u rishfaq me tej kur nxori koken per te mare fryme.

Fatmiresisht ajo shpetoi nga goditja e helikes se varkes qe kaloi shume prane saj. Me sa arritem te shikojme, foka duhet te jete nje kelysh. Kjo na le te kuptojme se ne brigjet tona ato jetojne familjarisht dhe strehohen ketu. Ajo dukej aktive dhe e shendetshme. Sipas bisedave me peshkataret jane disa individe, por deri tani jane pare vetem te vegjlit. Diku gjenden edhe prinderit e tyre.

Kjo na nxit qe te vazhdojme eksplorimet edhe ne shpellat e shumta nenujore te Karaburunit fale grupit ScubaSEEP dhe SEEP Explorer.

Ato kane zgjedhur te jetojne ketu, me ne, por sa te gatshem jemi ne qe t’i mikpresim ato?!

Te gjithe ne duhet t’u japim atyre miqesi dhe qetesi, te shtojme kujdesin dhe vemendjen qe te mos rrezikojme jeten e tyre. Mjetet detare duhet te bejne kujdes me helikat e tyre, por edhe peshkataret me menyrat e peshkimit dhe rrjetat e ngecura ne det qe behen shpesh nje kurth per ngecjen e fokave dhe kafsheve te tjera te rralla detare.

 

https://www.facebook.com/seep.ngo/videos/313305349973694/

Më shumë

Glasgou, premtime të pamjaftueshme për të ngadalësuar ndryshimin e klimës

Shkencëtarët kanë bërë paralajmërime të ashpra se mos arritja e një marrëveshjeje për shkurtime shumë më të thella në emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë do të rezultojë në ndryshime katastrofike dhe të pakthyeshme të klimës. Por, shpresat tashmë po zbehen se konferenca e OKB-së për klimën në Skoci do të rezultojë […]

Ruajtja dhe promovimi i vlerave të basenit ujor të Drinit

Nevoja gjithnjë e më e madhe për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të ekosistemit të basenit të Drinit, ku përfshihen lumejtë Drin e Buna dhe tre liqenit; ai i Shkodrës, Prespës dhe Ohrit, bashkoi sot në pikën turistike të Shirokës, në bregun e liqenit, përfaqësues të organizatave mjedisore dhe studiues, si pjesë e […]

Ndotja e ajrit/ OBSH: Më i rëndë nga se mendohej, 7 milionë vdekje në vit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar që ndotja e ajrit është një fenomen më i rrezikshëm nga sa mendohej. Më të rrezikuarit janë ata që jetojnë në vende të varfra dhe mesatare, për shkak të mbështetjes në karburantet fosile për zhvillimin ekonomik. OBSH e barazon ndotjen e ajrit me […]

Ulja e emetimeve të gazeve gjatë 2020-ës nuk ndihmoi për klimën

Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së.   Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara