Monday 20 May 2024
Monday 20 May 2024

 

Në prill u zvogëlua shumë numri i përpjekjeve për kalimin e kufijve të BE, si pasojë e Coronës. Por kjo po ndryshon tani.

 

Si pasojë e Coronës në Bashkimin Evropian në prill ra dukshëm numri i refugjatëve. Në maj janë shënuar rreth 4300 kalime ilegale të kufirit të BE, që do të thotë rreth trefish më shumë se një muaj më parë, njofton grupi mediatik Funke, duke iu referuar burimeve të Frontexit. Prej fillimit të vitit deri në maj janë regjistruar 31.600 kalime ilegale të kufirit – 6% më pak se një vit më parë. Por kjo ka të bëjë në masë të madhe edhe me pandeminë Corona.

 

Katër rrugët kryesore

Rruga e Mesdheut lindor – pra nga Turqia për Greqi – sërish ka qenë më aktivja në kalimin e refugjatëve deri në Evropë. Frontexi ka regjistruar këtu në maj 1250 kalime ilegale të kufirit. Prej janarit deri në maj ka pasur 12.700 raste, pra 28% më pak se një vit më parë. Shumica e refugjatëve kanë ardhur nga Afganistani.

Në rrugën Medheu qendror – nga Libia nëpër Tunezi e deri në Itali dhe Maltë – ka pasur në maj rreth 1000 kalime ilegale të kufirit, pra një rritje prej 40% në krahasim me prillin. Prej janarit deri në maj nëpër këtë rrugë kanë kaluar sipas Frontexit 5500 refugjatë, gati trefish më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2019. Shumica e refugjatëve në këtë rrugë janë nga Bangladeshi, Sudani dhe Bregu i Fildishtë.

 

Në Mesdheun perëndimor – pra nga Maroku drej Spanjës – kanë kaluar në maj rreth 650 migrantë, pra rreth katërfish më shumë se në prill. Në pesë muajt e parë të vitit këtë rrugë kanë kaluar rreth 3700 refugjatë, pra më pak se gjysma e vitit të kaluar në periudhën e njëjtë. Gati çdo i dyti refugjat ka qenë nga Algjeria.

 

Ndërsa në rrugën përmes Ballkanit Perëndimor janë regjistruar në maj rreth 900 kalime ilegale të kufirit, dhjetë herë më shumë se në prill. Prej janarit deri në maj nëpër këtë rrugë kanë kaluar 6900 vetë, një rritje prej 50 % në krahasim me vitin e kaluar.

 

Ndihmat financiare

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka kumtuar se mbi 1000 persona prej vitit 2017 janë kthyer vullnetarisht me ndihmën financiare gjermane në Siri. Por besohet se numri i të kthyerve vullnetarë ka qenë edhe më i madh, sepse financimi i këtyre udhëtimeve bëhet përmes Zyrës për Migracion dhe Refugjatë (BAMF).

 

Por kthimet vullnetare në Siri janë të vështira për shkak të gjendjes së rëndë atje. Prej vitit 2011 vazhdon lufta e përgjakshme civile, ndërsa Gjermania ka ndaluar procesin e kthimit të refugjatëve në këtë vend, nga viti 2012. Prej më shumë se 40 vitesh federata dhe landet financojnë kthimet vullnetare të refugjatëve në vendet e origjinës. Atyre u financohet udhëtimi dhe u jepen para përmes programeve të ndryshme për riatdhesim. dw

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara