Monday 4 March 2024
Monday 4 March 2024

Pacientët francezë me coronavirus po dërgohen në spitalet e Gjermanisë dhe të Zvicrës, sipas autoriteteve vendase.

Forcat Ajtore Gjermane konfirmuan në Twitter se kanë marrë dy pacientë me avion nga Strasburgu, në lindje të Francës, për në Ulm, në rajonin juglindor të Gjermanisë.

Tetë pacientë francezë dhe italianë, të infektuar me COVID-19, janë dërguar të shtunën në spitalet gjermanë.

Gjashtë prej tyre erdhën nga Lombardia, rajoni më i goditur në Itali, dhe u dërguan në Këln, prej ku shkuan në tre spitale të ndryshme.

Ndërkohë, pacientë të tjerë janë dërguar nga Metzi, në lindje të Francës, për në qytetin e Esenit, në Gjermani.

Kryeministri i rajonit gjerman të North-Rhine Westphalias, Armin Laschet, tha se miqtë nga Italia kanë nevojë për solidaritet në këto ditë, dhe duke pranuar këta pacientë ata po u japin mesazhin se nuk janë vetëm.

Përzgjedhja e pacientëve u bë pas një konsultimi me mjekët italianë, pasi diskutuan pajisjet që kishin në dispozicion.

Shtete të tjera gjermane po ashtu kanë mirëpritur pacientë nga Franca e Italia, dhe ministri francez i mbrojtjes e falënderoi Gjermaninë për mobilizimin.

Rajonet lindore të Francës kanë qenë më të prekurat nga pandemia, duke autoritetet kanë transferuar me dhjetëra pacientë nga spitalet e tejmbushur drejt zonave të tjera, kryesisht me trena dhe helikopterë.

Austria, Franca dhe Gjermania kanë dërguar me miliona maska dhe kostume mbrojtës në Itali, siç njoftoi dhe Komisioni Europian këtë javë.

Në Gjermani janë regjistruar 455 të vdekur deri tani, një shifër pozitive në krahasim me numrin e lartë të të infektuarve, që shkojnë në 50 mijë.

Mendohet se një nga arsyet se pse vdekshmëria është aq e ulët në krahasim me të infektuarit, është sepse Gjermania ka kryer një numër shumë të lartë testimesh në krahasim me vendet e tjera. euronews

29 mars 2020

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara