Friday 14 June 2024
Friday 14 June 2024

 

Gratë dhe burrat kanë një qasje të ndryshme ndaj shpenzimit të parave. Të dhënat më të fundit të Instat tregojnë se familjet ku kryefamiljari është burrë shpenzimet fiksohen në rreth 78 mijë lekë në muaj, ndërsa ato ku ka kryefamiljare grua, janë vetëm 64 mijë lekë në muaj, pra rreth 22% më pak. Shpenzimet totale mujore sipas gjinisë së kryefamiljarit janë padiskutim rrjedhojë edhe e të ardhurave më të ulta për gratë. Hendeku gjinor në paga në vendin tonë fiksohet në rreth 10%. Pra, diferenca totale prej rreth 22%, nuk shpjegohet vetëm me të ardhurat më të ulta mes dy gjinive, por edhe me faktin se gratë janë më “nikoqire” në shpenzime.

 

Për të analizuar këtë duhet të shohim sesi i shpenzojnë paratë të dyja gjinitë. Shenja e barazisë në shpenzime vihet vetëm në zërin e shpenzimeve për banesë, dhe fatura ujë, drita, etj, me rreth 7900 lekë secila gjini. Në të gjitha zërat e tjerë, burrat kryefamiljarë shpenzojnë më shumë se gratë. Diferencë e vogël vihet re edhe në zërin e ushqimeve dhe pijeve jo-alkoolike, me 34 mijë lekë për burrat dhe rreth 30 mijë lekë për gratë, pra rreth 13% diferencë. Edhe në arsim diferenca është e ulët, me rreth 11%, raporton SCAN.

 

Burrat shpenzojnë më shumë se gratë në vlerë absolute për transportin, 120% më shumë se gratë kryefamiljare, restorant dhe hotele, rreth 44% më shumë, pije alkoolike dhe duhan, 71.5% më shumë, argëtim dhe kulturë, 31.2% më shumë apo veshje, rreth 30% më shumë. Siç vihet re qartë edhe nga shifrat, diferenca është më e vogël në zërat e shpenzimeve të domosdoshme për një jetesë bazë, ndërsa thellohet ndjeshëm tek ato kategori që mund të klasifikohen edhe si luks, pra jo të domosdoshme, si alkool, duhan, restorante, veshje, etj. Duke qenë se diferenca në shpenzime mes burrave dhe grave justifikohet vetëm pjesërisht nga hendeku në paga, shifrat sinjalizojnë se gratë kryefamiljare kursejnë në muaj më shumë se burrat kryefamiljarë.

 

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara