Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

Ministria greke e Emigracionit njoftoi shtyrjen deri në fund të këtij viti të lejeve të qëndrimit dhe vërtetimeve që janë lëshuar për disa kategori të huajsh pjesën dërrmuese të të cilëve e përbëjnë shqiptarët.

 

Sipas njoftimit të Ministrisë greke të emigracionit shtyhen lejet që janë lëshuar nga data 1 Janar 2020 deri më 31 korrik 2020, vlefshmëria e të cilave ishte shtyrë më parë deri më 31 Mars 2021.

 

Një kategori tjetër e lejeve që shtyhen, sipas Ministrisë së Emigracionit, janë ato që janë lëshuar nga data 1 Gusht 2020 dhe skadojnë deri më 31 Mars 2021 dhe vlefshmëria e tyre ishte shtyrë më parë me 8 muaj nga data e skadimit.

 

Në kategorinë e tretë të lejeve të qëndrimit që shtyhen përfshihen lejet e qëndrimit që skadojnë nga data 1 Prill 2021 deri 31 Dhjetor 2021. Ministria greke e Emigracionit e lidhi shtyrjen e afateve me problematikat e krjuara për institucionet greke që trajtojnë kërkesat e të huajve për lejeqëndrimi nga situata e pandemisë. Herë pas here zyrat e emigracionit janë mbyllur nga infektimi i punonjësve të tyre.

 

Ministria greke e Emigracionit njoftoi gjithashtu se do t`u japë përparësi shërbimeve dixhitale duke shmangur kontaktet fizike pranë zyrave të emigracionit, përvec rasteve të emergjencës. Shtyrja e lejeve lehtëson jo vetëm statusin e qëndrimit për disa mijëra emigrantë shqiptarë që rrezikonin skadimin e dokumenteve, por edhe lëvizjen e tyre në kufirin mes të dy vendeve.

 

Greqia lejon daljen nga vendi të emigrantëve shqiptarë me lejeqëndrimi përmes Pikës së Kapshticës dhe Kakavijës por ndërkohë lëvizja nga Shqiëpria drejt Greqisë lejohet vetëm përmes pikës së Kakavijës.

 

Autoritetet greke lejojnë të kalojnë në këtë pikë kufitare 400 persona në ditë të cilët plotësojnë një formular udhëtimi dhe duhet të jenë të pajisur me testin me rezultatin negative për “COVID 19” të kryer brenda 72 orëve para mbërritjes në kufi. Personat që hyjnë në Greqi duhet të karantinohen një javë në banesat e tyre, ndërsa nëse gjenden pozitiv në testet e shpejta që kryhen për Covid 19 në anën greke nuk lejohet të udhëtojnë për në Greqi.

 

 

Më shumë

Greqia nuk heq dorë nga dëmshpërblimi për pasojat e Luftës së Dytë Botërore

Një tjetër konflikt po lind brenda kufijve të Europës dhe është ai mes Greqisë dhe Gjermanisë.   Kjo pasi qeveria helene përsëriti kërkesën për negociata mbi dëmshpërblimin e dëmit të shkaktuar nga Gjermania në Luftën e Dytë Botërore.   “Çështja nuk mbyllet deri kur kërkesat tona të plotësohen”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme […]

Greqia zyrtarizon zgjerimin me 12 milje në Jon

Këshilli i Lartë i Shtetit të Greqisë miratoi Dekretin Presidencial për zgjerimin e ujërave territoriale në detin Jon deri në 12 milje.     Dekreti përfshin hapësirën në zonën veriore të detit Jon, të ishujve të Jonit e deri në Kepin e Tenaro në Peloponez. Lajmin e ka publikuar e para gazeta greke “To […]

SHBA nuk i njeh kufijtë e rinj të Greqisë

Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një raporti për kongresin, që nuk ia njeh Greqisë zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje. Sipas gazetës greke “Ekathimerini” kur e njoftoi për herë të parë synimin për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon në Gusht të këtij viti, kryeministri Kiriakos Mitsotakis tha se kjo ishte […]

Hap dyert xhamia e parë në Athinë

Xhamia e parë në Athinë, kryeqytetin e Greqisë, u hap për për komunitetin mysliman pas një procesi 14-vjeçar planifikimi dhe ndërtimi.   Në deklaratën e bërë nga Ministria greke e Arsimit dhe Çështjeve Fetare, përdoret shprehja “Xhamia e Athinës u hap për obligime duke filluar nga data 2 nëntor 2020 dhe do të zbatohen […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara