Friday 14 June 2024
Friday 14 June 2024

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Guajana dhe Katari kanë përfunduar procedurat e brendshme ligjore për hyrjen në fuqi të marrëveshjes për heqjen e vizave me Shqipërinë.

 

Sa i përket marrëveshjes me Guajanën, qytetarët që zotërojnë pasaportë diplomatike, të shërbimit dhe ato të zakonshme do të përjashtohen nga kërkesat për viza hyrjeje, daljeje ose tranziti, për një periudhë prej 90 ditësh brenda 6 muajve.

 

Për ata që planifikojnë të qëndrojnë përtej këtij afati, u kërkohet ta marrin vizën përkatëse përpara mbërritjes, ose nëse ndodhen në Guajanë të aplikojnë përpara skadimit të 90 ditëve.

 

Ndërkohë, në kuadër të marrëveshjes me Katarin, qytetarët shqiptarë që zotërojnë pasaportë të vlefshme diplomatike dhe qytetarët e Katarit me pasaportë të vlefshme diplomatike dhe speciale, mund të hyjnë në territorin e palës tjetër pa vizë dhe mund të qëndrojnë atje për 90 ditë.

 

Ndërsa, qytetarët që dëshirojnë të hyjnë në territorin e secilës palë për qëllime pune, profesionale ose studimi, janë të detyruar të sigurojnë më parë vizë.

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara