Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

Shpikja e antibiotikut të parë, siç e dimë, i është veshur bakteriologut anglez Aleksandër Fleming më 1928. Në të vërtetë Fleming zbuloi, si i thonë, ujin e ngrohtë, pasi përdorimi i fermenteve mikotikë për kurimin e disa sëmundjeve ishte një praktikë normale në traditën e shumë popujve dhe qytetërimeve. Kështu, qysh 2500 vjet para erës sonë kinezët përdornin “qumështin” e fermentuar të sojës për kurimin e plagëve dhe të çibanëve. Po ashtu romakët e lashtë përdornin baltë me myshk për kurimin e çibanëve dhe e quanin atë “baltë kuruese”. Është gjithashtu i njohur përdorimi i drurit me myshk, i tullave me myshk në traditën e shumë popujve të tjerë. Myshku i një lloj gruri përdorej normalisht në kulturën Maya për kurimin e infeksioneve.

Me lindjen e metodologjive shkencore, akoma vite më parë se Fleming, në këtë sektorë kërkimesh biologjike, punonin dy shkencëtarë italianë të asaj kohe, Bartolomeo Gosio dhe Vincenzo Tiberio.

Më 1892 Tiberio observoi se uji i pusit të tij ishte normalisht i pijshëm, porse pas pastrimit që i kishte bërë pusit, heqjes së myshkut vegjetues që kish veshur muret, pirja e ujit të tij shkaktonte vazhdimisht enterokilite shqetësuese. Me riformimin e myshkut, uji fillonte sërish të bëhej i pijshëm. Më 1895 Tiberio i publikoi kërkimet e tij, të zhvilluar si në laborator ashtu dhe në të gjallë (in vitro dhe in vivo) , mbi fuqinë baktericide të ekstrakteve të ujshëm të marrë nga ky lloj myshku dhe doli me konkluzionin se këto ekstrakte zhvillonin një aksion parandalues dhe kurues.

Një vit më vonë, higjenisti italian Bartolomeo Gosio zbuloi se një substancë e prodhuar nga një lloj myshku i llojit të Penicillinium frenonte mjaft rritjen e kolonive të baktereve e kështu ajo mund të përdorej si terapi. Ai izoloi për herë të parë një substancë kristalore me cilësi antibiotike nga një myshk i familjes së penicillinës. Kjo substancë, e njohur sot me emrin acid micofenolik, nuk mund të përdorej si terapi, për shkak të toksicitetit të lartë të saj.

Vetëm disa vjet më vonë, më 1928, bakerologu anglez Aleksandër Fleming observoi një fenomen, të vetëm në llojin e vet, në një terren kulture ku ishin mbjellë stafilokokë. Në brendësi të piastrës së xhamtë ku kishte bërë mbjelljen e bakterit, kishte qëlluar gabimisht një spore e mykut aq të përhapur Penicillinium rubrum dhe rreth saj ishte krijuar një lloj njolle brenda së cilës bakteret ishin shpërbërë. Fleming mendoi se ky lloj myku prodhonte një antibiotik natyral të aftë të pengojë rritjen e kolonive bakterike të stafilokokut (Stapylococcus aureus) dhe ai i dha emrin “penicillinë” kësaj substance. Kështu, falë rastësisë dhe jo falë arsyetimit shkencor, lindi konstatimi mbi antibiotikun e parë të izoluar!

Kaluan plot dhjetë vjet që nga dita e zbulimit të kësaj substance e deri në izolimin dhe koncentrimin e saj, falë punës së studiozëve Ernst Chain dhe Howard Walter Florey. Më 1945, Fleming, Chain dhe Florey u nderuan me çmimin Nobel nga Akademia e Stokholmit e cila, sipas traditës, kaloi në heshtje gjithë punën e mëparshme të të dy kërkuesve italianë Tiberio dhe Gosio.

Penicilina filloi të përdoret në mjeksi në vitin 1943, falë industrializimit të saj nga një industri amerikane farmaceutike. Ajo gjeti përdorim të gjerë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitet e para të pasluftës, për shumë pacientë dhe struktura shëndetësore në Europë sigurimi i sasisë së nevojshme të penicilinës për kurimin e sëmundjeve bakterike ishte ende një luks që nuk arrinin t’ia lejonin vetes. U deshën vite që antibiotiku të bëhej një medikament i arritshëm për masën më të madhe të njerëzve në botën e zhvilluar.

Duke filluar nga penicillina, studimet u përqendruan mbi molekula të reja me cilësi antibiotike; pak më vonë, më 1944, u prodhua edhe streptomycina, veçanërisht efikase ndaj sëmundjes së tuberkolozit, rastet e së cilës ishin akoma të shumtë në Europën e pasluftës.  Më 1947 u sintetizua cloramfenikoli i cili u përdor me efikasitet kundër tifos; më 1948 i erdhi rradha aureomicinës, efikase kundër polmoniteve dhe infeksoneve të rrugëve ajrore; më 1949 neomicina dhe vetëm një vit më vonë, më 1950 tetramicina, një tjetër antibiotik me spektër të gjerë veprimi antibakterial.

Këto realizime shtynë industritë të kërkojnë e të sintetizojnë molekula më të sofistikuara antibiotikësh dhe sot mjeksia ka në dispozicion antibiotikë të gjeneratave të fundit, efikasiteti i tyre është pakrahësimisht më i lartë se ai i antibiotikëve fillestarë, shumë prej të cilëve janë ende në përdorim.

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara