Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

Për vitin 2019, ILDKPKI ka bërë 115 raste kallëzime penale dhe referime të tjera në drejtim të zyrtarëve publikë ndërkohë që ka vendosur 54 gjoba për mospërmbushjen e detyrimeve ligjore për deklarimin e pasurisë.

 

Referuar raportit vjetor 2019 rezulton se gjatë vitit të shkuar është vijuar me procesin e pranimit, regjistrimit dhe administrimit të deklaratave të interesave privatë, të subjekteve që mbartin detyrim për deklarim.

 

Nga të dhënat e regjistruara dhe të administruara nga Sektori i Protokoll-Arkivës dheAdministrimit të Deklaratave të Pasurisë, rezulton se numri i përgjithshëm i subjekteve (subjekte në funksion, ish-subjekte deklarues, kandidatë) deri më 31.12.2019 është 15.540 subjekte deklarues, nga të cilët:

 

– 17.3% ose 2.689 subjekte rezultojnë të jenë në funksion;

 

– 81.8% ose 12.718 subjekte rezultojnë të jenë ish-subjekte deklarues;

 

– 0.9% ose 133 subjekte rezultojnë të jenë kandidatë.

 

“Numri i deklaratave të administruara nga Inspektorati i Lartë për vitin 2019, është 3.868 deklarata të interesave privatë, nga të cilat, të ndara sipas llojeve të tyre, rezultojnë këto të dhëna statistikore:

 

Deklarata Periodike/Vjetore – 2.680 deklarata;

 

– Deklarata Para Fillimit të Detyrës – 512 deklarata;

 

– Deklarata Pas Largimit nga Funksioni – 548 deklarata;

 

– Deklarata Kandidati – 128 deklarata.

 

Të paktën 69.3 % e totalit të deklaratave të interesave privatë, të administruara nga ILDKPKI gjatë vitit 2019, përbëhet nga deklaratat Periodike/ Vjetore, 13.2 % nga deklaratat Para Fillimit të Detyrës, 14.2% e tyre përbëhet nga deklarata Pas Largimit nga Funksioni, si dhe 3.3 % e përbëjnë deklaratat e kandidatëve” vlerëson ILDKPKI.

 

Paralelisht me administrimin e deklarimeve ILDKPKI gjatë vitit të shkuar ka bërë kontoll të plotëpër  1,417 subjekte deklarues, si për shkak funksioni, ashtu edhe bazuar në informacione të ardhura nga denoncimet në numrin pa pagesë 0800 9999, postën zyrtare dhe elektronike, media. Kjo është bërë për vërtetimin e saktësisë dhe vërtetësisë së të dhënave të pasurive, të ardhurave e detyrimevetë deklaruara nga zyrtarët dhe personat e lidhur me ta apo konstatimin e rasteve të konfliktit të interesave.

 

1 maj 2020

Më shumë

Raport i ri monitorimi mbi shpenzimet dhe punësimet elektorale

Akademia e Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi administratën shtetërore dhe mbi shpenzimet e partive gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.   Në raportin e gjashtë të monitorimit mbi shpenzimet e partive dhe administratën gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit theksohet se ministrat dhe zyrtarët e lartë nuk bënë […]

Raporti vjetor i KLSH: 17.7 milion euro dëm ekonomik gjatë 2020

Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu paraqiti në Kuvend raportin e KLSH-së për vitin 2020. Në fjalën e tij, Shehu tha se KLSH i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë viti 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjellë Kuvendi 66 vendime dhe raporte për auditimet e […]

Shqipëria ndër vendet e Europës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore 

Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT.   Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë.   Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara