Friday 19 July 2024
Friday 19 July 2024

 

Vite më parë drejtoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dhe sot me 106 vota të marra në Parlament, socialisti Ilirjan Celibashi u zgjodh si kryekomisioner i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

Tashmë KQZ ndryshon emër dhe quhet Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

 

Nënkomisionere e KSHZ me 105 vota, u votua Lealba Pelinku.

 

Ndërsa si anëtarë të komisionit rregullator të zgjedhjeve u votuan, Ilirjana Nano, Dritan Çaka, Arens Çela, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj.

 

Anëtarë të komisionit të ankimimeve dhe sanksioneve u votuan Ilirjan Rusmali, Elvin Lako, Koli Bele, Elvis Çefa dhe Ledio Braho.

 

 

 

Kush është Ilirjan Celibashi

 

Ilirjan Celibashi u lind më 2 tetor 1969, në Çorovodë, Skrapar. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës dhe në përfundim të tyre, në vitin 1992, u diplomua “Jurist”.

 

Në korrik të vitit 1992, ai u emërua Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Fier, e më pas u emërua Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë, Mallakastër, funksion të cilin e ushtroi deri në janar të vitit 1998. Gjithashtu, ai ka shërbyer si Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit, Durrës.

 

Në tetor 1998, u emërua Zëvendësministër i Rendit Publik. Në periudhën 2001 – 2006, ai u zgjodh Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nën drejtimin e z. Ilirjan Celibashi, KQZ përgatiti dhe administroi Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2001 dhe 2005, si dhe Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të vitit 2003.

 

Në zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, të 23 qershorit 2013, z. Celibashi u zgjodh deputet i Qarkut të Fierit, për Partinë Socialiste. Z. Ilirjan Celibashi ka marrë pjesë në një sërë kursesh dhe seminaresh për specializim në fushën e së drejtës.

 

Ai ka qenë pjesëmarrës dhe referues në takime dhe aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, si gjatë periudhës kur ai ushtronte funksionin e gjyqtarit, po ashtu edhe në periudhën kur ai ishte Kryetar i KQZ-së.

 

Ilirjan Celibashi në vitin 2013 zgjidhet Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin i Shqipërisë, në 1 gusht 2014 jep dorëheqjen nga ky post.

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara