Monday 20 May 2024
Monday 20 May 2024

 

India regjistroi më shumë se 90 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, duke tejkaluar Brazilin për numrin total të infektimeve.

Me rreth 4 milionë e 200 mijë raste India është vendi i dytë më i prekur në botë pas Shteteve të Bashkuara. Për nga humbjet e jetëve, India është e treta në listë, me mbi 71 mijë e 600 vdekje.

Infektimet e reja raportohen kryesisht në 5 shtete; Andra Pradesh, Tamil Nadu, Kranataka, Maharashtra dhe Uttar Pradesh, shteti më i populluar. Situata përkeqësohet, ndërsa qeveria vazhdon të heqë kufizimit në përpjekjen për t’i dhënë hov ekonomisë, pas humbjes së miliona vendeve të punës që prej fillimit të krizës në muajin mars. Për gjatë 7 ditëve të fundit infektimet janë shtuar ndjeshëm, me një mesatare prej 75 mijë rastesh në ditë. Kurba është në ngjitje edhe në kryeqytetin Delhi, ku të dielën u regjistruan 3200 infektime të reja, shifra më e lartë kjo në më shumë se dy muaj, raporton cnn.

Rritja e rasteve lidhet pjesërisht edhe me rritje të testimeve ditore që në rang vendi kanë arritur në më shumë se 1 milion. Por me gjithë nivelin e lartë të infektimit me koronavirus, India ka një nivel të ulët vdekshmërie; gati 1 mijë humbje jetësh në ditë janë regjistruar çdo ditë rreth vendit përgjatë 7 ditëve të fundit. India është shteti i dytë më i populluar në botë me rreth 1,4 miliardë banorë.

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara