Sunday 21 April 2024
Sunday 21 April 2024

Buxheti i shtetit ka shpenzuar për investime publike në dy mujorin e parë të vitit afro 2 miliardë lekë apo vetëm  15.6 milionë euro. Të dhënat zyrtare të financave,  tregojnë një ecuri shumë të dobët të punëve publike, pasi shifra e dymujorit është me ulëta në 10 vite.

 

Në raport me Shkurtin 2019, janë shpenzuar 3.8 miliardë lekë më pak, ndërsa hendeku me Shkurtin 2018 është edhe më i lartë, pasi rezulton të jenë disbursuar 6.5 miliardë lekë.  Të dhënat tregojnë mosecuri normale të projekteve infrastrukturore, e cila lidhet edhe me pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit 2019,  ku fokusi i qeverisë dhe i biznesve ka qenë në riparimin e tyre, çka ndoshta ka sjellë një lënie pas dore të punëve publike.

 

Referuar shifrave, vitet 2011-2013 kanë pasur fluksin më të lartë të parave të disbursuara për punë publike në dymujor. Ndërkohë që  pritshmëritë edhe në vazhdim janë pesimiste, pasi masat e marra për frenimin e përhapjes së coronavirusit në muajin Mars dhe Prill dhe faktit që një sërë aktivitetesh janë të ndaluara, do të reflektohet edhe në këtë drejtim.

 

Ndërsa duhet theksuar se  për shkak të pasojave që la tërmetit i 26 Nëntorit dhe Covid-19,  u ndërhy me shkurtime në këtë zë, çka pritet që të lërë edhe shenjat e veta në zhvillimin e ekonomisë.

 

Investimet publike në vite: 

Shkurt 2020  2 miliardë lekë

Shkurt 2019   5.8 miliardë lekë

Shkurt 2018  6.5 miliardë lekë

Shkurt 2017   3.1 miliardë lekë

Shkurt 2016   2.4 miliardë lekë

Shkurt 2015  3.6 miliardë lekë

Shkurt 2014    2.6 miliardë lekë

Shkurt 2013   7 miliardë lekë

Shkurt 2012    6.8 miliardë lekë

Shkurt 2011    6.8 miliardë lekë

ED/SCAN

 

1 prill 2020

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara