Wednesday 24 April 2024
Wednesday 24 April 2024

 

Investimet publike në 5 mujorin e parë të vitit rezultojnë në vlerën e 20.5 miliardë lekëve, apo rreth 165 milionë euro.  Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave,  tregojnë një ecuri shumë të dobët të punëve publike, pasi në raport me të njëjtën periudhë të një viti më pare, shpenzimet kapitale kanë një rënie me 1.7 miliardë lekë apo 7.5 për qind.

 

Po ashtu, po të bëjmë një krahasim të 5- mujorëve ndër vite, rezulton që të jenë shpenzuar më pak që nga viti 2017, ndërsa vetëm në muajin Maj janë disbursuar 3.9 miliardë lekë. Ajo që vihet re është se kanë rënë pagesat e bëra me financim të brendshëm.  Të dhënat tregojnë mos ecuri normale të projekteve infrastrukturore, e cila lidhet edhe me pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit 2019,  ku fokusi i qeverisë dhe i biznesve ka qenë në riparimin e tyre, çka ndoshta ka sjellë një lënie pas dore të punëve publike si dhe ndikim të lartë ka dhënë edhe pandemia e COVID-19, ku për shkak të masave të marra, pjesa më e madhe e ekomonisë ka ndaluar së funksionuari.

 

Megjithatë, me rihapjen e ekonomisë mund të ketë sinjale pozitive në këtë sektor, pavarësisht se  për shkak të pasojave që la tërmetit i 26 Nëntorit dhe Covid-19,  u ndërhy me shkurtime në këtë zë.  Nga ana tjetër, me marrjen e huasë prej 650 milionë euro, qeveria ka premtuar një paketë të fuqishme investimesh jashtë parashikimeve të bëra në buxhet që do t’i japin një hov zhvillimit të ekonomisë dhe punësimit. scan

 

 

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara