Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

Një mjek që ishte në krye të luftës kundër epidemisë së koronavirusit në veri të Italisë, ka humbur jetën ditën e sotme pas infektimit nga sëmundja.

”67 vjeçari Roberto Stella, pati vështirësi në frymëmarrje pas diagnostikimit me sëmundjen në Como”, njoftoi Federata Italiane e Doktorëve.

Sekretari Silvestro Scotti tha në një deklaratë: “Ai ishte një shembull i aftësisë dhe punës së rëndë të doktorëve të familjes. Vdekja e tij përfaqëson përpjekjen e dëshpëruar të të gjithë kolegëve që sot nuk janë të pajisur me mbrojtjen e nevojshme indivuduale”.

Numri i viktimave të koronavirusit në Itali ka shkuar në 1,266 viktima dhe janë regjistruar 17,660 raste.

Pasojat ekonomike po ndjehen në vend me bllokimin e plotë të vendit dhe bursës së Milanos. Epidemia është ende në rritje dhe qeveria ka marrë masa të ashpra izolimi për të kufizuar përhapjen e saj.

14.3.2020

 

Më shumë

Vazhdojnë vuajtjet e mijëra emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi

Polonia po përballet me një krizë të madhe emigrantësh ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të hyjnë në territorin e saj nga Bjellorusia. Autoritetet polake kanë krijuar një të ashtuquajtur “zonë përjashtimi”, ku nuk lejohen të futen vullnetarët që duan të ndihmojnë emigrantët që mbërrijnë në tokën e Bashkimit Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës […]

Sa mirë i mbron BE gazetarët?

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja malteze nuk është e vetmja që i është dashur të paguajë me jetën e saj për hulumtimet e saj mbi korrupsionin dhe pastrimin […]

Si në Luftën e Ftohtë – Bjellorusia bllokon DW

Për herë të parë që pas fundit të Luftës së Ftohtë bllokohet informimi nga Deutsche Welle në hapësirën post-sovjetike. Bjellorusia e ka bllokuar median për botën e jashtme. Ç’qendron pas kësaj?   Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat […]

Gratë në ndërtim – Mungesë punëtorësh të kualifikuar në Gjermani

Industria e ndërtimit ka një problem të madh me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore – kjo edhe për faktin se punëson shumë pak gra. Çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen?   “Püppi në punë” është një influencere e njohur në punën e saj të dytë. Gruaja e re me flokë të kuqe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara