Friday 12 April 2024
Friday 12 April 2024

Situata është mjaft dramatike në Itali për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi. Përballë numrave gjithnjë e në rritje, sistemi shëndetësor duket se po shkon drejt kolapsit total.

Problematike paraqitet gjendja në veri të vendit. Guvernatori i Lombardisë, Attilio Fonatana, paralajmëroi se Italia është afër situatës ku nuk do të ketë më krevate në reanimacion. Në alarm edhe spitali i Bergamos: “Nëse trendi i epidemisë do të vazhdojë me këtë ritëm, Bergamo do të mund të rezistojë vetëm për pak kohë, spitalet janë të tejmbushur dhe krevatet për mbarojnë”, është dëshmia e Ivano Riva, anestezist dhe reanimator në Spitalin “Giovanni XIII” në Bergamo.

Italia po vuan gjithashtu dhe nga mungesa e pajisjeve të tjera të rëndësishme në kurimin e pacientëve të infektuar me koronavirus. Autoritetet njoftuan se kanë porositur mijëra respiratorë nga jashtë, ndërsa mirëpresin ndihma nga shtete të ndryshme sa i përket mjeteve mbrojtëse si maska dhe doreza.

“Prioriteti ynë është që të garantojmë siguri të plotë në punën e mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit sanitar, të cilët me guxim të madh po kurojnë qytetarët duke iu dedikuar kësaj emergjence shëndetësore pa kursyer energji”, u shpreh kryeministri Italian, Giuseppe Conte.

Thirrjes për ndihmë i është përgjigjur Gjermania. Qeveria e drejtuar nga kancelarja Angela Merkel ka dërguar 1 milionë maska mbrojtëse në Itali. Gjithashtu edhe Franca ka premtuar një kontribut të vogël në këtë drejtim, sipas asaj që raporton qeveria e Romës.

Më shumë

Vazhdojnë vuajtjet e mijëra emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi

Polonia po përballet me një krizë të madhe emigrantësh ndërsa mijëra njerëz po përpiqen të hyjnë në territorin e saj nga Bjellorusia. Autoritetet polake kanë krijuar një të ashtuquajtur “zonë përjashtimi”, ku nuk lejohen të futen vullnetarët që duan të ndihmojnë emigrantët që mbërrijnë në tokën e Bashkimit Evropian. Korrespondenti i Zërit të Amerikës […]

Sa mirë i mbron BE gazetarët?

Kur Daphne Caruana Galizia u vra në një sulm me bombë me makinë më 16 tetor 2017, kjo shkaktoi shqetësim jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Por gazetarja malteze nuk është e vetmja që i është dashur të paguajë me jetën e saj për hulumtimet e saj mbi korrupsionin dhe pastrimin […]

Si në Luftën e Ftohtë – Bjellorusia bllokon DW

Për herë të parë që pas fundit të Luftës së Ftohtë bllokohet informimi nga Deutsche Welle në hapësirën post-sovjetike. Bjellorusia e ka bllokuar median për botën e jashtme. Ç’qendron pas kësaj?   Kjo shënon një pikë-kthese. Mbi 30 vjet Deutsche Welle ka transmetuar pa u penguar programet e saj në BRSS dhe në republikat […]

Gratë në ndërtim – Mungesë punëtorësh të kualifikuar në Gjermani

Industria e ndërtimit ka një problem të madh me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore – kjo edhe për faktin se punëson shumë pak gra. Çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen?   “Püppi në punë” është një influencere e njohur në punën e saj të dytë. Gruaja e re me flokë të kuqe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara