Friday 12 April 2024
Friday 12 April 2024

 

Ceremonia e Shenjtë e Zjarrit në Kishën e Varrit të Shenjtë (Church of Holy Sepulchre) në qytetin e vjetër të Jeruzalemit u zhvillua sot, duke vazhduar traditën pavarësisht rrethanave sfiduese.

 

Ceremonia u mbajt në përputhje me udhëzimet e sigurisë COVID19.

 

Ceremonia tërheq zakonisht dhjetëra mijëra adhurues në Varrin e Shenjtë për të cilin besohet se është varri ku Jezusi u varros dy mijë vjet më parë.

 

Normalisht, dhjetëra mijëra pelegrinë vijnë nga një numër i madh i vendeve, përfshirë Rusinë, Greqinë dhe Egjiptin me rastin, por këtë vit, në koordinim me policinë izraelite dhe Ministrinë e Jashtme dhe Patriarkanën Ortodokse Greke, një grup i vogël klerikësh morën pjesë ceremoni në Kishën e Varrit të Shenjtë, për të cilin të krishterët besojnë se është vendi i kryqëzimit dhe ringjalljes së Jezusit.

 

Zjarri i Shenjtë, i cili për besimtarët simbolizon ringjalljen, u mor nga kisha përmes Portës Jaffa të Qytetit të Vjetër dhe prej andej u dërgua nga një eskortë policie, për në Aeroportin Ndërkombëtar Ben-Gurion në periferi të Tel Avivit. Dhjetë avionë kishin zbritur në aeroport më herët gjatë ditës nga dhjetë vende të ndryshme për ta çuar flakën në shtëpi.

 

Rriti i Zjarrit të Shenjtë në Jeruzalem, i cili vërehet në një ditë të njohur si e Shtuna e Shenjtë ose e Shtuna e Madhe, është një nga ngjarjet më të rëndësishme vjetore fetare në Izrael. Në kulmin e ceremonisë, patriarku ortodoks grek hyn në varr dhe del me Zjarrin e Shenjtë. Pastaj u shpërndahet besimtarëve.

 

Drejtuesit e kishës ranë dakord që në ceremoninë brenda kishës do të merrnin pjesë vetëm patriarku ortodoks grek, patriarku armen, kryepeshkopi i kishës kopte dhe kryepeshkopi sirian, si dhe katër anëtarë të tjerë të klerit. Ata u shoqëruan nga dy oficerë policie dhe nga kameramanë, të cilët transmetuan ceremoninë drejtpërdrejt. HAARETZ

 

18 prill 2020

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara