Monday 15 July 2024
Monday 15 July 2024

Njëri qëndron në këmbë duke parë nga Jeruzalemi, tjetri është gjunjëzuar me fytyrën në drejtim të Mekës. Dy botë kundërshtare për dekada, por të bashkuara tani nga pandemia që ka prekur sot mbarë botën.

Protagonistë të kësaj skene janë Abraham Minc dhe Zoher Abu Xhama, 2 mjekë të “Magen David Adom”, shërbimit izraelit të urgjencës. Ata janë përjetësuar në këtë foto, duke u lutur bashkë gjatë një momenti kur nuk kanë ndonjë urgjencë.

Ndërsa për ta kjo nuk është ndonjë gjë e re, për shumë njerëz shihet si një simbol shprese, që vjen në një nga momentet më të errëta të historisë njerëzore. “Ne përpiqemi të lutemi bashkë, në vend se secili të kryejë veçmas ritet e fesë së tij. Aktualisht, kemi shumë raste urgjente me të cilat duhet të merremi”- u shpreh Minc në një intervistë për “The New York Times”.

Me mbi 3600 raste të konfirmuara, dhe një duzinë të vdekurish, emrgjenca e shkaktuar nga koronavirusi, ka filluar të ndihet edhe në Izrael. Telefonatat e qytetarëve, që kërkonin ndihmë nga shërbimi i urgjencës, mbërritën deri edhe 100 mijë në ditë në ditët e pikut:10 herë më shumë se sa normalja.

“E gjithë bota po lufton kundër koronavirusit. Kjo është një sëmundje, që nuk bën asnjë dallim midis feve apo ndonjë gjëje tjetër. Ndaj ne i lëmë mënjanë dallimet. Punojmë bashkë, jetojmë bashkë. Kjo është jeta jonë”- shtoi Abu Xhama.

Fotoja e shkrepur në qytetin jugor të Be’er Sheva nga njëri prej kolegëve të tyre, u publikua

në fillim në Facebook dhe Instagram nga “Mburoja e Kuqe e Davidit”, e shoqëruar me mesazhin:”Një foto e bukur, që tregon se si bashkohen izraelitët në një moment krize. Jemi të lumtur që ky imazh i fuqishëm, ka frymëzuar njerëzit në të gjithë botën në këtë periudhë të vështirë”. Fjala

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara