Wednesday 21 February 2024
Wednesday 21 February 2024

 

 

Izraeli do të ndajë të paktën një milion doza të vaksinave kundër koronavirusit për Autoritetin Palestinez, në kuadër të marrëveshjes për shkëmbim të vaksinave, kanë thënë zyrtarët.

 

Sipas marrëveshjes, Autoriteti Palestinez duhet t’i japë Izraelit një numër reciprok të dozave në një prej dërgesave që pritet të pranojë më vonë gjatë këtij viti.

 

Vaksinat e kompanisë Pfizer/BioNTech, që pritet të dorëzohen në territoret palestineze, janë afër skadimit.

 

Izraeli është kritikuar se nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndihmuar përpjekjet për vaksinim në territoret e pushtuara.

 

Rreth 55 për qind e izraelitëve që u takojnë grup-moshave për vaksinim, kanë marrë të dyja dozat, në kuadër të fushatës për vaksinim masiv, pasi ky shtet ka pranuar miliona doza të vaksinave të kompanisë Pfizer/BioNTech.

 

Rreth 30 për qind e palestinezëve të rritur në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe Gaza, kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës, sipas zyrtarëve palestinezë.

 

Marrëveshja për dërgim të një milion vaksinave është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit të ri izraelit Naftali Bennett, i cili është betuar të dielën dhe ka zëvendësuar Benjamin Netanyahun.

 

Ende nuk është bërë e qartë se kur do të dërgohen këto vaksina te palestinezët.

 

Në deklaratën e Qeverisë izraelite është thënë se Izraeli pret që të pranojë doza reciproke të kompanisë Pfizer në shtator apo tetor.

 

Palestinezët tashmë kanë pranuar vaksina nga Rusia, Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që shpërndan vaksina për vendet e varfra.

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara