Monday 20 May 2024
Monday 20 May 2024

 

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të Premten se jo vetëm që Kosova do ta njihte Izraelin por do të hapte një ambasadë në Jeruzalem, duke u bërë kombi i parë me shumicë Myslimane që e bën këtë.

 

Më herët, Serbia njoftoi të Premten se do të zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem. Lëvizjet vijnë si pjesë e diskutimeve të ndërmjetësuara nga SH.B.A. për të normalizuar lidhjet ekonomike midis Beogradit dhe Prishtinës.

 

Netanyahu përshëndeti lëvizjet dhe tha se Izraeli do të vendoste marrëdhënie diplomatike me Kosovën.

 

Dokumenti historik. Në paragrafin e fundit të marrëveshjes Kosovë-Serbi thuhet se Kosova dhe Izraeli janë dakorduar të njohin njëri-tjetrin.

 

 

 

Thaçi mesazh Netanyahut: Kosova do të mbajë premtimin për të vendosur ambasadën në Jeruzalem

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur njoftimin e Netanyahu-t për njohjen nga Izraeli. Thaçi thotë se Kosova do të mbajë premtimin e saj për të vendosur misionin e saj diplomatik në Jeruzalem.

 

***

 

STATUSI NGA HASHIM THAÇI

 

Unë e mirëpres njoftimin e Kryeministrit te Izraelit në lidhje me qëllimin e mirëfilltë për të njohur Kosovën dhe për të vendosur marrëdhënie diplomatike. Kosova do të mbajë premtimin e saj për të vendosur misionin e saj diplomatik në Jeruzalem.

 

 

Trump: Ditë e madhe për paqen, Kosova dhe Izraeli vendosin marrëdhënie diplomatike

 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar duke përshëndetur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

 

“Një ditë tjetër e madhe për paqen në Lindjen së Mesme – Kosova, një vend me shumicë myslimane dhe Izraeli kanë rënë dakord për të normalizuar lidhjet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike. Urime! Më shumë kombe islamike dhe arabe do të ndjekin së shpejti” shkroi Trump në Twitter.

 

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara