Friday 21 June 2024
Friday 21 June 2024

 

Jahti-Veljer gjigant SY A, me gjatësi 118,63 metra dhe gjerësi 24,88 metra viziton për herë të dytë Portin e Sarandës.
Jahti-Veljer SY A me flamur anglez është nisur ditën e djeshme nga Porti i Antibes në Francë dhe ka mbërritur sot në mesditë në orën 14:15 në Portin e Sarandës.
Vizita e jahtit gjigant është vizita e dytë nga kjo kompani dhe më i madhi që ka ankoruar në kalatën e re të Portit të Sarandës.
Ky jaht është i vetmi në llojin e tij, jaht dhe veljerë njëkohësisht, duke e bërë atë unik në botë në madhësinë dhe dizenjon e tij.
Saranda e përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, është e rrethuar nga kodra dhe përballë tij ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.

 

https://www.facebook.com/visitksamilalbania/videos/333177054428667/

 

 

 

 

Më shumë

Konfirmohet “Kala Festival” Shtator 2020 në një nga vendet më mahnitëse të Rivierës Shqiptare

“Kala Festival” një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë që të shijojnë muzikën e Dj-ve më të mirë, duke eksploruar Rivierën Shqiptare, me shpellat, kështjellat, kanionet dhe panoramën bukur të plazheve të cilësuar si ndër më të mirët në Mesdhe.   Me këtë vlerësim dëshmohet edhe njëherë misioni i Kala Festival në promovimin e turizmit. […]

Ministri i turizmit: Për vitin 2020, shpresoj që t’i kalojmë 7 milionë turistë të huaj 

Ndonëse tërmeti i 26 nëntorit i ka dhënë një goditje të fortë turizmit, ministri i Turizmit pret që gjatë vitit 2020, Shqipërinë ta vizitojnë rreth 7 milionë turistë. Ministri, Blendi Klosi duke folur në studion e Euronews Albania, tha se këtë vit pritet që të ketë sërish rritje pasi këtë e tregojnë dhe të dhënat për […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara