Wednesday 24 April 2024
Wednesday 24 April 2024

 

Këshilli i Bashkimit Evropian do të mblidhet më 10 nëntor për të vendosur për konferencën e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

 

Edhe pse Komisioni Evropian në progres raportin për dy vendet ka rekomanduar nisjen e negociatave për anëtarësimin në union, fjalën e fundit do ta thonë vendet anëtare të BE-së.

 

Vendet skeptike për integrimin e BE-së po qarkullojnë një tekst ku kërkohet shtyrja e negociatave, raporton euronews.

 

Bëhet fjalë për katër vende skeptike si Franca, Holanda, Danimarka dhe Spanja që po përpiqen që të ndryshojnë mendimin e Këshillit të BE-së.

 

Në takimin e fundit në nivel ambasadorësh, këto vende dyshuese kanë kërkuar shtyrjen e konferencës ndërqeveritare për vendin tonë. Theksi është vënë tek plotësimi i Gjykatës Kushtetuese.

 

Ndonëse vetë ambasadorë ende nuk kanë mbajtur qëndrim zyrtar, jo zyrtarisht mësohet se është kërkuar që konferenca të mbahet në shkurt ose mars të vitit të ardhshëm.

 

Ndërkohë për Maqedoninë e Veriut, pavarësisht qëndrimit të Bullgarisë, presidenca gjermane e BE-së pritet të mbajë konferencën brenda këtij viti.

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara