Sunday 21 April 2024
Sunday 21 April 2024

 

Komisioni Europian shprehet kundër nismës së qeverisë për amnistinë fiskale dhe penale, duke renditur një sërë arsyesh. Në një raport të publikuar së fundmi, lidhur me këtë iniciativë, Komisoni Europian nënvizon se  nuk janë bërë konsultimet e duhura para depozitimit të projektligjit në Parlament dhe se draftit i mungon një vlerësim i nevojshëm i pasurive që do të legjitimohen dhe i të ardhurat që do të gjenerohen nga ky legjitimim. Në raportin e tij Komisioni nënvizon se për “Moneyval” është tejet e paqartë se si “do të implementohet Ligji Kundër Pastrimit të Parave në kontekstin e një amnistie të tillë”.

Në raport evidentohet gjithashtu se projektligji në fjalë “do të krijonte një oportunitet të madh për evazorët fiskalë dhe pastruesit e parave”. Si shqetësim shikohet edhe përfshirja në ligj e personave që nuk kanë nënshtetësinë shqiptare, por kanë biznese në Shqipëri. Komisioni sheh me sy kritik edhe pandëshkueshmërinë penale të atyre që kanë fshehur pasurinë apo hetimin që do të vijë pas kësaj amnistie. Po ashtu theksohet se , nuk jepet asnjë garanci që pas amnistisë fiskale, të ashtuquajturit “Viti Zero”, sistemi do të sigurojë zbatimin e duhur të legjislacionit fiskal në mënyrë që praktikat e evazionit fiskal të ndalojnë, raporton scan.

Ndërsa sugjerohet se  Shqipëria, së pari, duhet të ndërtojë një administratë tatimore profesionale, e cila do të bllokonte mundësinë për pastrim parash dhe korrupsion. Sakaq, miratimi dhe diskutimi i mëtejshëm i këtij projektligji u shty nga Komisioni i Ekonomisë për në muajin Shtator, ndërkohë që më herët ka pasur kritika edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Moneyval, grupet e interesit si sektori bankar apo dhomat e tregtisë.

Më shumë

Raport i ri monitorimi mbi shpenzimet dhe punësimet elektorale

Akademia e Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi administratën shtetërore dhe mbi shpenzimet e partive gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.   Në raportin e gjashtë të monitorimit mbi shpenzimet e partive dhe administratën gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit theksohet se ministrat dhe zyrtarët e lartë nuk bënë […]

Raporti vjetor i KLSH: 17.7 milion euro dëm ekonomik gjatë 2020

Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu paraqiti në Kuvend raportin e KLSH-së për vitin 2020. Në fjalën e tij, Shehu tha se KLSH i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë viti 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjellë Kuvendi 66 vendime dhe raporte për auditimet e […]

Shqipëria ndër vendet e Europës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore 

Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT.   Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë.   Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara