Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

Ambasada e Shqipërisë në Pekin njoftoi sot se Kina, e cila e kishte mbyllur kufirin për shtetasit e huaj më 28 Mars 2020, përmes një udhëzimi të ri, prej datës 10 Gusht 2020 ka lehtësuar procedurat për hyrjen në Republikën Pollore të Kinës për shtetasit nga 36 shtete europiane mes tyre edhe Shqipëria.

 

Bazuar në udhëzimin e ri do t`u lejohet kthimi në Kinë shtetasve të cilët kanë një leje qëndrimi të vlefshme, leje pune si dhe leje të bashkimit familiar. Këta shtetas duhet të aplikojnë për një vizë të re pranë ambasadave kineze pa kosto financiare.

 

Këshillohet që shtetasit nga Shqipëria të kenë një test negativ për COVID-19, të kryer 5 ditë para datës së mbërritjes në Kinë.

 

Me mbërritjen në Kinë të gjithë shtetasit pa përjashtim do të kryejnë një tjetër test për COVID-19 si dhe do ti nënshtrohen periudhës 14 ditore të karantinës në hotelet e caktuara nga autoritetet kineze në provincën e mbërritjes në Kinë.

Kostot financiare për periudhën e karantinës mbulohen nga vetë shtetasit që hyjnë në Kinë.

 

Lista e vendeve që pëfitojnë nga udhëzimi i datës 10 Gusht 2020.

 

Albania, Ireland, Estonia, Austria, Bulgaria, North Macedonia, Belgium, Iceland, Bosnia and Herzegovina, Poland, Denmark, Germany, France, Finland, the Netherlands, Montenegro, Czech Republic, Croatia, Latvia, Lithuania, Luxembourg, Romania, Malta, Norway, Portugal, Sweden, Switzerland, Serbia, Cyprus, Slovakia, Slovenia, Spain, Greece, Hungary, Italy, United Kingdom.

 

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara