Friday 19 July 2024
Friday 19 July 2024

 

Turizmi i brendshëm në Kinë pritet të lulëzojë gjatë festave të ardhshme të Ditës Kombëtare dhe

 

Mesvjeshtës, ndërkohë që industria e turizmit po rimëkëmbet gradualisht nga ndikimet e COVID-19.

 

Festa e Ditës Kombëtare në Kinë, e cila zakonisht zhvillohet nga dita e parë deri në ditën e shtatë të tetorit, do të zgjasë tetë ditë këtë vit sepse në të njëjtën kohë bie edhe Festa e Mesvjeshtës.

 

Ky është pushimi i parë i gjatë i Kinës që pas vënien nën kontroll të epidemisë COVID-19 në vend.

 

Kina pritet të regjistrojë 550 milionë udhëtime të brendshme turistike gjatë periudhës së pushimeve, ndërsa të ardhurat parashikohet të arrijnë 410 miliardë juanë, ose rreth 61 miliardë dollarë amerikanë.

 

Të gjitha vendpushimet turistike në vend janë rihapur, ndërsa rreth 75 për qind e agjencive të udhëtimit në Kinë kanë rifilluar punën.

 

Autoritetet kanë ngritur kufirin e sipërm për vizitorët në atraksionet kulturore dhe turistike nga 50 për qind në 75 për qind të kapacitetit ndërkohë që gjendja e COVID-19 vijon të përmirësohet.

 

Biletat për disa pika të njohura kulturore, përfshi Muzeun e Pallatit në Pekin dhe Shpellat Mogao në Gansu, gjatë periudhës së pushimeve janë shitur të gjitha.

 

Sidoqoftë, masat parandaluese kundër COVID-19 do të jenë ende në fuqi në të gjitha pikat piktoreske në Kinë.

 

Ato përfshijnë kufizimin e numrit të rezervimeve, kufizimin e fluksit të udhëtarëve, kryerjen e kontrolleve shëndetësore dhe dezinfektimin. cri

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara