Thursday 20 June 2024
Thursday 20 June 2024

Riorganizimi i hierarkisë kishtare filloi më 25 prill 1993, kur Papa Gjon Pali II[6] vizitoi Shqipërinë, duke u ndaluar në Shkodër dhe Tiranë: gjatë vizitës i dhuroi Kishës së martirizuar hierarkinë e re të pasdiktarurës- katër ipeshkvij të rinj: Imzot Frano Illinë, Imzot Rrok Mirditën, Imzot Robert Ashtën dhe Imzot Zef Simonin.

Më 26 nëntor 1994 Ati i Shenjtë krijoi kardinalin e parë shqiptar, Hirësinë e tij, Mikel Koliqin. Më 7 dhjetor 1996 Shenjtëria e Tij Gjon Pali II, në vijim të riorganizimit të dioqezave të Kishës katolike në Shqipëri, themeloi Dioqezën e Rrëshenit (Mirditë) në vend të abacisë së Oroshit dhe emëroi të parin Ipeshkëv të Rrëshenit dhe administrator apostolik të dioqezës së Lezhës, At Angelo Massafra OFM (arbëresh), asokohe Këshilltar i Provincës Franceskane Shqiptare dhe Famullitar i Troshanit; ndërsa administrator apostolik të Shqipërisë së Jugut, emëroi Atë Hil Kabashin, OFM, asokohe kapelan i besimtarëve shqiptarë në Gjermani.

Papa Gjon Pali II siguroi tre ipeshkvij të rinj: Imzot Mark Sopin, ipeshkëv i Kosovës më 6 janar 1996 në bazilikën e Shën Pietrit në Vatikan; Imzot Angelo Massafra, më 6 janar 1997 në bazilikën e Shën Pietrit në Vatikan; Imzot Hil Kabashin më 6 janar 1997 në bazilikën e Shën Pietrit në Vatikan. Më 28 mars 1998 Imzot Angelo Massafra u emërua kryeipeshkëv metropolit i Shkodrës, duke zënë vendin e Monsigneur Illisë, pas vdekjes dhe më 29 qershor 1998 mori nga duart e Papës Gjon Pali II në Vatikan palion e kryeipeshkvit metropolit. Më 10 korrik 1998 Imzot Zef Gashi u emërua kryeipeshkëv i Tivarit; u shugurua më 19 shtator 1998, në bazilikën e Shën Pietrit në Vatikan. Më 25 janar 2005 Gjon Pali II miratoi riorganizimin e dioqezave të Kishës katolike në Shqipëri, si vijon: – ngriti në rangun e Selisë metropolite,

Kryedioqezën e Tiranë-Durrësit, duke e ndryshuar kështu emërtimin Kryedioqeza e Durrës-Tiranës e duke i caktuar si sufragane Dioqezën e Rrëshenit dhe Administraturën Apostolike të Shqipërisë së Jugut; – i bashkëngjiti Dioqezën e Pultit, Kryedioqezës Metropolite të Shkodrës, që u emërtua Kryedioqeza e Shkodër-Pultit, duke lënë si sufragane të të njëjtës Kryedioqezë, dioqezën e Lezhës e të Sapës.

Më 18 mars 2005 Imzot Mirditës iu dorëzua bula papnore për kthimin e kryedioqezës së Tiranë-Durrësit në seli metropolite. Më 25 janar 2006 Papa Benedicti XVI, në vijim të riorganizimit të hierarkisë së Kishës katolike në Shqipëri emëroi tre ipeshkvij të rinj: Imzot Dodë Gjergjin, ipeshkëv i Sapës, Imzot Ottavio Vitale, ipeshkëv i Lezhës dhe imzot Cristoforo Palmieri, ipeshkëv i Rrëshenit.

Më 12 dhjetor 2006 Ati i Shenjtë Benedicti XVI emëroi Administrator Apostolik të Prizrenit (Kosovë) Imzot Dodë Gjergjin, duke e transferuar nga dioqeza e Sapës (Shqipëri) dhe si Ipeshkëv të Sapës (Shqipëri) emëroi monsigneur Lucian Augustinin, deri sot Vikar i Përgjithshëm i kryedioqezës metropolitane të Shkodër-Pultit[7].

Më shumë

15 korrik 1941, kisha e Shën Prokopit gjatë ndërtimit

Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]

Kohë pandemie: Orthodhoksët për të dytin vit radhazi do të kremtojnë Ringjallejn e Krishtit në kushte shtëpie

E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie.   “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]

Kisha katolike: Shitblerja e votës plagë që duhet të zhduket

Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara