Thursday 30 May 2024
Thursday 30 May 2024

 

Pas situatës aktuale, të konfirmimit të rasteve të para të infektimit me Koronavirus edhe në Malin e Zi, pandemia që ka pushtuar botën dhe ka ndaluar funksionimin normal të shoqërisë. Në kumtësen e KKSH në MZ thuhet:

“Ju bejmë apel të gjithve të bëni përpjekjet maksimale për respektimin e rregullave të përcaktuara dhe të bëra publike nga Organizata Botërore e Shendetësisë-OBSH dhe Instituti i Shendetit Publik në Malin e Zi.Të gjitha këto masa duhen marrë për t’u kujdesur më shumë për veten dhe për të afërmit tanë.” Më tej ata theksuan se këto janë momente kur duhet të solidarzohemi, të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin, të ndihmojmë ato që kanë nevojë, të mos përhapim panik,të mos përhapim disinformata, të tregojmë kujdes maksimal, të informohemi drejt.

Duke respektuar udhëzimet e specialistëve besojmë se do ja dalim dhe do të jemi bashkë me njeri-tjetrin përsëri.

Për shkak të kësaj situate Këshilli Kombëtar, përkohesisht do të ndërpres të gjitha aktivitetet e parashikuara për këtë periudhë, deri në normalizimin e situatës.

 

19 mars 2020

Më shumë

Gjeloshaj: Joanikije të distancohet nga ata që kënduan për Kosovën

Kryetari i Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, i bëri thirrje mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, që të distancohet nga ata që kënduan këngë nacionaliste me vargjet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, gjatë shugurimit të tij, më 5 shtator.   Këto vargje mund të shihen […]

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe dhe miratoi një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit në atë qytet.   Shkarkimi i ministrit tij u bë me propozimin […]

Ua mori ushtria jugosllave, shqiptarëve të Malit të Zi u rikthehen pronat pas 30 vitesh

Shqiptarët e Malit të Zi, në Ulqin, kanë mbyllur një kalvar me pronat pas 30 vitesh.   Falë iniciativës së deputetit shqiptar atje, Genci Nimanbegu, Kuvendi i Malit të Zi ka votuar ligjin për kthimin e pronës së Valdanosit ish pronarëve.   Kjo konsiderohet një fitore e madhe për shqiptarët në Mal të Zi, […]

Shqiptarët gjatë pluralizmit në Mal të Zi

Në sesionin shkencor “Shqiptarët në Mal të Zi gjatë tri dekadave të fundit” u shpalosen analiza shumëdimensionale mbi proceset dhe dukuritë që kanë ndodhur gjatë pluralizmit në këtë vend.   Studiuesë të ndryshëm shfaqen pikëpamje dhe analiza mbi pozitën e shqiptarëve dhe për nivelin e integrimit të tyre në Mal të Zi.   […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara