Friday 14 June 2024
Friday 14 June 2024

 

Kolla është një reagim normal i organizmit ndaj ngacmuesve të sistemit të frymëmarrjes. Kollitja largon grimcat e huaja, mukusin dhe ngacmues të tjerë, si pluhuri, nga fyti dhe i largon ata nga rrugët e frymëmarrjes.

 

Megjithatë, kur kolla zgjat shumë, ajo mund të jetë shenjë e ndonjë problemi ose sëmundje tjetër. Po ashtu, edhe vetë kollitja bëhet shqetësim. Kollitja e fortë dhe e vazhdueshme mund të rezultojë me probleme fizike – si dëmtim të kordave të zërit, pëlcitje të enëve të vogla të gjakut në rrugët e frymëmarrjes, të fikët, hernie ose edhe çarje në brinjë. Ajo po ashtu mund ta dëmtojë kualitetin e jetës, gjumit dhe jetës sociale.

 

Kur kolla zgjat më shumë se tetë javë, ajo konsiderohet një kollë kronike. Diagnostikimi i shkaktarëve mund të kërkojë kohë, por gjetja e shkaktarit është zakonisht hapi i parë i duhur. Për të gjetur nga ku buron problemi i kollës, fillimisht kalohet nëpër listën e shkaktarëve duke eliminuar disa prej tyre përmes përcjelljes së historisë tuaj mjekësore, pastaj kryhen analizat për të lënë vetëm disa shkaktarë të mundshëm dhe së fundi duke provuar trajtime të ndryshme.

 

 Shkaktarët më të shpeshtë të kollës kronike janë:

 

Rrjedhja e hundës – Kjo është ndjenja kur mukusi nga pjesa e prapme e hundës zbret në fyt dhe rrugët e sipërme të frymëmarrjes duke shkaktuar ngacmim. Kjo lloj kolle shpesh paraqitet te inflamimet e rrugëve nazale përfshirë sinuset.

 

 Astma – Edhe pse rrallë, astma mund të shfaqë edhe kollën si simptomë.

 

Aciditeti (refluksi gastrointestinal) – Në rastin e refleksit gastrointestinal, enzimat digjestive rikthehen prapa në ezofag. Por, ato mund të arrijnë edhe në pjesën e sipërme të rrugëve të frymëmarrjes dhe madje të depërtojë edhe poshtë në mushkëri duke ngacmuar këto organe dhe duke nxitur kollë.

 

ACE-inhibitorët (grup barnash antihipertensive) – Barnat si enalapril, lisinopril dhe të tjera, përdoren për të ulur tensionin e lartë të gjakut, por japin kollën si efekt anësor. Dhe, edhe pas ndërprerjes së këtyre barnave, mund të duhen dy deri në tre javë derisa kolla të ndalojë.

 

Sëmundjet e mushkërive – Kolla kronike mund të shkaktohet edhe nga një dëmtim i rrugëve të frymëmarrjes i quajtur bronkiektazë, dhe nga një sëmundje tjetër që shkakton simptoma të ngjashme me astmën, por me funksionim normal të mushkërive (bronkiti eozinofilik).

 

Pirja e duhanit – Te duhanxhinjtë, kolla e vazhdueshme dhe prodhimi i gëlbazës (brokiti kronik) është i shpeshtë.

 

 

Trajtimi i kollës kronike

 

Zakonisht, kolla kronike mund të ndalohet duke trajtuar shkaktarin e saj. Në 90 për qind të rasteve, kolla është si pasojë e rrjedhjes së mukusit të hundës, astmës ose refleksit gastrointestinal. Nëse dyshohet për sëmundjen e sinusitëve ose për refleks gastrointestinal, shkaktari mund të gjendet duhen provuar trajtimet për të dyja dhe duke parë se cili reagon. Ndonjëherë, mund të ketë më shumë se një shkaktarë të cilët çojnë te kolla kronike.

 

Në varësi të diagnozës, trajtimi mund të përfshijë:

 

  • Barna antihistamiike dhe dekongjestues – Këto janë trajtime standarde për rrjedhjen postnazale.

 

  • Inhalatorët anti-astmatik – Këto ulin pezmatimin dhe spazmat dhe hapin rrugët e frymëmarrjes.

 

  • Antacidët – Këto barna ndihmojnë uljen e aciditetit.

 

  • Antibiotikët – Nëse kolla dyshohet se është shkaktuar nga ndonjë infeksion bakterial, si infeksione të sinuseve ose mushkërive, atëherë mund të ndihmojë edhe antibiotikët.

 

  • Heqja dorë nga duhani – Duke hequr dorë nga duhani dhe qëndrimi në ambiente me tym, ju do të lehtësoni kollën dhe simptomat tjera të bronkitit kronik.

 

Nëse nuk gjendet shkaktari i kollës tuaj, ose nëse shkaktari nuk mund të mjekohet me efektivitet, mund të përshkruhen barna për të qetësuar kollën, lehtësuar nxjerrjen e gëlbazës ose për të lehtësuar frymëmarrjen.

 

 

AP

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara