Wednesday 24 April 2024
Wednesday 24 April 2024

 

Themeluar në 1843, ICRC është në origjinën e Konventave të Gjenevës dhe Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. ICRC drejton dhe koordinon aktivitetet ndërkombëtare humanitare në konflikte të armatosura dhe situata të tjera dhune. Me iniciativën e ICRC-së Shtetet miratuan Konventën origjinale të Gjenevës të vitit 1864. Që atëherë, ICRC, me mbështetjen e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, ka kërkuar vazhdimisht nga qeveritë që të përshtatin ligjin ndërkombëtar humanitar në ndryshimin e rrethanave, në veçanti për zhvillimet moderne në mjetet dhe metodat e luftës, në mënyrë që të sigurojë mbrojtje dhe ndihmë më efektive për viktimat e konfliktit. Puna e ICRC bazohet në katër Konventat e Gjenevës të vitit 1949, Protokollet e tyre shtesë, Statutet dhe rezolutat e Konferencave Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

ICRC është një organizatë e pavarur, neutrale që siguron mbrojtje dhe ndihmë humanitare për viktimat e konflikteve të armatosura dhe situatave të tjera të dhunës. Organizata ndërmerr veprime në përgjigje të urgjencave dhe në të njëjtën kohë promovon respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe zbatimin e tij. ICRC gjithashtu përpiqet të parandalojë vuajtjet duke promovuar dhe forcuar ligjin humanitar dhe parimet universale humanitare. Mbi tre të katërtat e të gjitha Shteteve aktualisht janë palë në të dy Protokollet shtesë të Konventave të vitit 1977. Protokolli I mbron viktimat e konflikteve të armatosura ndërkombëtare, Protokolli II viktimat e konflikteve të armatosura jo-ndërkombëtare. Në veçanti, këto traktate kanë kodifikuar rregullat që mbrojnë popullatën civile nga efektet e armiqësive. Protokolli i III shtesë i vitit 2005 lejon përdorimin e një embleme shtesë – Kristalit të Kuq – nga shoqëritë kombëtare.

Kryqi i Kuq Shqiptar është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ajo u krijua në 4 tetor 1921, dhe u njoh zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që prej këtij viti është anëtar i Federatës (atëherë Lidhjes) të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, duke qenë Shoqata e 38-të e themeluar deri atëherë. Në këtë mënyrë, Kryqi i Kuq Shqiptar është pjesë e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, e cila sot ka 187 shoqata në të gjithë botën. Në zbatim të nenit 1 të ligjit nr. 7864 për Kryqin e Kuq Shqiptar, të miratuar nga Parlamenti shqiptar më 29 shtator 1994, Kryqi i Kuq Shqiptar është një shoqatë humanitare vullnetare që vepron në mënyrë të pavarur në bazë të parimeve themelore të Lëvizjes Humanitare Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe Konventave të Gjenevës të 12 gushtit 1949 – të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë më 27 maj 1957 – dhe Protokollet Shtesë të 10 qershorit 1977 – të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë më 16 qershor 1993.

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara