Saturday 2 March 2024
Saturday 2 March 2024

 

Koncerti i Orkestrës së Harqeve hapi siparin e sezonit të ri artistik post-Covid, mbrëmjen e kaluar në Elbasan.

E pranishme në këtë koncert ishte ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi njëherazi edhe deputete në Elbasan, kryetari i bashkisë, Gledian Llatja si dhe përfaqësues të tjerë të jetës publike e politike.

Kushi u shpreh se performanca e Orkestrës së Harqeve Elbasan dhe zërat e mrekullueshëm të Kastriot Tushës dhe Ulpiana Aliaj e shtuan më shumë magjinë e lagjes “Kala”.

“Performanca e Orkestrës së Harqeve Elbasan dhe zërat e mrekullueshëm të Kastriot Tushës dhe Ulpiana Aliaj e shtuan më shumë magjinë e lagjes “Kala” të qytetit tim të zemrës.Si gjithmonë, edhe me këtë koncert klasik, mjeshtrat tanë Blerim Narazani dhe Zeqir Sulkuqi dëshmuan se dinë të bëjnë vetëm më të mirën. Mirënjohje e respekt për punën tuaj”, tha Kushi.

Nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Elbasanit, Llatja tha se virtuozët Kastriot Tusha dhe Ulpiana Aliaj performuan pjesë klasike për të ftuarit në Kishën “Shën Maria” në Kalanë e Elbasanit.

‘’Koncerti i Orkestrës së Harqeve hapi siparin e sezonit të ri artistik post-Covid. Virtuozët Kastriot Tusha dhe Ulpiana Aliaj performuan pjesë klasike për të ftuarit në Kishën “Shën Maria” në Kalanë e Elbasanit. Shumë suksese mjeshtrave Blerim Narazani dhe Zeqir Sulkuqi për programin e përzgjedhur’’, u shpreh Llatja. z.tosku. atsh

Më shumë

Promovohet studimi monografik “Banda kombëtare “Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane” e autorit akad. Vasil S. Tole

Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]

“Western Balkans Youth Orchestra”: Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra

Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve.   Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara