Wednesday 21 February 2024
Wednesday 21 February 2024

 

Koronavirusi pritet të shkatërrojë sezonin turistik në 2020. Në Sarandë duhet të kishin mbërritur kroçerat e para dhe turistët e huaj të pushonin buzë detit. Por kjo nuk ka ndodhur.

Muaji prill duhet ti kishte sjellë Ksamilit  turistët e parë, por pasojat shkatërruese të koronavirusit po shtrihen edhe në turizëm. Dyert e subjekteve të hotelerisë,  vazhdojnë të jenë të mbyllura, duke vonuar fillimin e sezonit turistik. Çka përkthehet në kosto të madhe financiare.

Pjesa më e madhe prenotimeve për muajt janë anuluar. Ndërsa ende nuk dihet se sa do të zgjasë kjo situatë.

Në një intervistë për ABC News kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistik në Sarandë, Arben Çipa shprehet se kjo situatë po godet edhe biznesin e madh, ndaj ata u janë drejtuar me 6 kërkesa Ministrisë së Turizmit dhe Kryeministrit.

Çipa shprehet se këtë vit në Sarandë sektori i hotelerisë ka bërë investime në masë, por situatën e krijuar mund ta dëmtojë financiarisht.

Edhe në Vlorë problemet në turizëm janë të njëjtat. Ky fakt pranohet edhe nga kreu i operatoreve turistike për jugun Vasil Bedinaj. Ndër të tjera ai rendit një sërë problematikash me të cilat përballet ky sektor.

“Janë kanceluar dhe vijojnë të kancelohen të gjitha deri në gusht. Sektori turizmit është ndër më të ndjeshmit. Bota po ndryshon. Shumë njerëz kanë humbur fondet e veta. Të gjithë do mendojnë ndryshe. Të huajt i kanë spostuar datat. Për këtë vit janë pending ose kancelime. S’kemi asgjë të sigurit. Në korrik gusht do të jenë pronotime të momentit të fundit”.

 

Në një qytet si Vlora, e lidhur ngushte me turizmin pasojat do të ndihen tek të gjithë. Bedinaj thotë se një pjesë e madhe e punonjësve në këtë sektor rrezikojnë të mbetën pa punë.

“Sektori i turizmit ne rang vendi punëson rreth 1000 persona drejtpërdrejtë. Është një situatë ku duhet të fillojmë të mendojmë për një strategji. Pjesa me e madhe, e sektorëve po bëjnë çregjistrimet, duke ia kaluar pjesën e vet të punonjësve shtetit. Sinjalet janë jo shumë pozitive.

Patjetër që do mbeten pa punë. Duhet një zgjidhje. Përveç se do mbeten pa punë dhe ne do të humbasin  edhe ata që i kemi trajnuar vetë, për ti sjellë në këto nivele që ne jemi. Konkurrojmë vendet e rajonit për sa i përket turizmit dhe nuk duam të shkojmë aty që ia nisim nga e para. Nuk duhet ti lëmë në mëshirë të fatit”.

 

Bedinajt shprehet se qeveria shqiptare duhet të ndërhyjë me politikat e saj për të parandaluar deri diku situatën mbi te gjitha tek të punësuarit në këtë sektor. abcnews

 

7 prill 2020

 

Më shumë

Turizmi, kombinimi mes modelit masiv dhe ekskluziv pati sukses

Intervistë me Arben Çipa, Shoqata e Hotelierëve në Sarandë     Saranda, që pati vitin më të mirë turistik këtë verë, pas një sezoni të dobët të vitin 2020, duket se ka gjetur sekretin për suksesin. Arban Çipa, nga Shoqata e Hotelierëve në Sarandë, shprehet se modeli i kombinuar mes turizmit ekskluziv dhe atij masiv […]

Pashaliman – Orikum: Baza ushtarake, parku arkeologjik, apo të dy? Kjo është çështja!

Vizita turistike në Parkun Arkeologjit të Orikut aktualisht  kalon nëpërmjet portës dhe territorit të Bazës Ushtarake të Pashalimanit. Turistit dhe vizitorit  i duhet që përveç biletës hyrëse, të paraqesë kartën e identitetit dhe në hapësirën rreth një km të bazës ushrarake detyrimisht duhet të shoqërohet nga një punonjës i shërbimit të funksioneve  të tyre: […]

Njerëzit u lidhën dorë më dorë për të shpëtuar pushuesit, çfarë ndodhi në Shëngjin

Një akt heroik kanë kryer sot Vrojtuesit e Plazhit në Shëngjin.   Luçjano Marku dhe Bekris Dragusha me shumë guxim kanë shmangur një tragjedi të vërtetë.   Federata e Vrojtuesve e Shqipërisë thotë se tre pjesëtarë të një familje nga Ferizaj i Kosovës, babai dhe dy vajzat e tij adoleshente kanë rrezikuar jetën.   […]

”Corriere della sera”: Plazhet më të bukura shqiptare, limane të fshehura dhe gjire të virgjëra

Vendi i shqiponjave, me pamje nga Adriatiku dhe Joni, është një destinacion i ri për turizmin veror. Arsyet? Ndodhet afër Italisë, është i pasur me bukuri natyrore dhe ka disa nga plazhet më të bukura në Ballkan, shkruan Francesca Masotti për gazetën më të njohur italiane ”Il corriere della sera” (https://viaggi.corriere.it) Vitet e fundit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara