Thursday 18 April 2024
Thursday 18 April 2024

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Sinodi i Shenjtë

Njoftim mbi masat mbrojtese kundër virusit Covid-19 (koronavirus)

 

Drejtuar klerit dhe besimtarëve orthodhoksë,

Me ndjenjën e përgjegjësisë dhe të dashurisë për grigjën tonë, si edhe duke vlerësuar masat e shpallura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe të institucioneve tona shtetërore e shëndetësore, për parandalimin dhe kufizimin e përhapjes së virusit Covid-19 (Koronavirus), Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, përveç masave paraprake të para disa ditëve të pezullimit të programeve të katekizmit për të gjitha moshat, si dhe të të gjitha veprimtarive kulturore e arsimore në institucionet tona, merr këto masa shtesë:

1) Përsërisim se duhen shmangur përqafimet, puthjet e duarve dhe çdo kontakt fizik me njëri-tjetrin, si dhe me objektet në kishë, të cilat mund të preken nga të tjerët. Nderimi ndaj objekteve të shenjta mjafton me një përulje para tyre.

2) Pezullohen deri në datën 3 prill 2020 të gjitha shërbesat ditore të përbashkëta nëpër kisha, si: Shërbesa e mëngjesit, e mbrëmjes, e Himnit Akathist dhe e Liturgjisë së Parashenjtëruar.

3) Inkurajojmë dhe nxisim të gjithë besimtarët që këto shërbesa lutjeje t’i kryejnë në shtëpitë e tyre familjarisht ose t’i ndjekin ato në Radion “Ngjallja”, në valët FM Tiranë-Durrës 88.5, Korçë 88.7, Elbasan 93.4, Fier 98.7; në internet: në Facebook Radio “Ngjallja” dhe në Web http://www.radiongjallja.org

4) Për të shmangur grumbullimet e njerëzve në mensat që ka hapur Kisha për njerëzit në nevojë, ushqimi do të përgatitet dhe do t’u jepet me vete. Për ata që nuk mund të vijnë dot, do të krijohet mundësia për t’ua dërguar në shtëpi.

5) Të gjitha kishat do të jenë të hapura gjatë ditës për lutje personale.

6) Misteri i Rrëfimit do të vazhdojë, por këshillojmë të ruhet distanca nga njëri-tjetri, si dhe të zbatohen udhëzimet e shpallura për mbrojtjen nga infektimi.

7) Vetëm Shërbesa e Liturgjisë Hyjnore e së dielës do të kryhet në të gjitha kishat. Ne besojmë se Kungata e shenjtë është burim jete dhe shërimi. Këshillojmë besimtarët e moshuar, fëmijët, si edhe ata që kanë probleme shëndetësore të shmangin ardhjen në kishë dhe ta ndjekin Liturgjinë në valët e Radios “Ngjallja”.

Dëshirojmë të theksojmë se marrja e këtyre masave të nevojshme për parandalimin e këtij virusi, si dhe zbatimi i tyre me përpikëri, është shprehje e dashurisë dhe e përgjegjësisë për të afërmin, ashtu siç na urdhëron Perëndia.

Në këto ditë të vështira, është e rëndësishme të shmangim panikun dhe të shtojmë besimin dhe lutjen personale e familjare ndaj Perëndisë, me bindjen se nuk do të na braktisë Perëndia.

Sekretariati i Sinodit të Shenjtë

Tiranë, 12.3.2020

 

Më shumë

15 korrik 1941, kisha e Shën Prokopit gjatë ndërtimit

Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]

Kohë pandemie: Orthodhoksët për të dytin vit radhazi do të kremtojnë Ringjallejn e Krishtit në kushte shtëpie

E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie.   “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]

Kisha katolike: Shitblerja e votës plagë që duhet të zhduket

Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara