Friday 19 July 2024
Friday 19 July 2024

Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve me anë të një deklarate për mediat shprehet se, duke marrë parasysh situatën nga koronavirusi, janë marrë masa të menjëhershme.

Në në njoftim të bërë publik për mediat, Kryegjyshata thotë se do të ndalohen në teqe dhe objekte të tjera kulti të kësaj feje, ritet e fesë, që bien në kundërshtim me rregullat e vënë në fuqi nga qeveria shqiptare.

“Ndalohen kategorikisht të gjitha festat, darkat e ndryshme, llokmat për myhibanë, apo dashamirës bektashinj, suni dhe çdo lloj tubimi tjetër që është traditë e tarikatit dhe nënkupton grumbullimin e besimtarëve”, thuhet të tjera në njoftim.

Urdhërat e lëshuara janë firmosur nga ana e kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dedë Edmond Brahimaj.

 

12.3.2020

 

Më shumë

15 korrik 1941, kisha e Shën Prokopit gjatë ndërtimit

Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]

Kohë pandemie: Orthodhoksët për të dytin vit radhazi do të kremtojnë Ringjallejn e Krishtit në kushte shtëpie

E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie.   “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]

Kisha katolike: Shitblerja e votës plagë që duhet të zhduket

Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara